Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-ministrinë e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj se tenderin për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte nënshkruar në vitin 2011, në vlerë prej 1.5 milion euro, ia kishte dhënë mikut të tij, Ymer Shahinit, i cili sipas Vetëvendosjes është në kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim.
Sipas Dardan Sejdiut nga Vetëvendosje, Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë Printpek, në Agjencionin për regjistrimin e bizneseve.
“Ne vitin 2011 Enver Hoxhaj ka nënshkruar marrëveshje me Luksemburgun për ndërtimin Sistemit të Informimit Shëndetësor, në vitin 2012 është shpallur tenderi ndërsa e ka fituar kompania ‘Printec’ me përfaqësues Ymer Shahinin, qe është mik i Enver Hoxhajt, vëllai i gruas se tij. Implementimi është dashur të kryhet për 36 muaj dhe vlera e kontratës ka qenë 1.5 milion. Ndërsa ne vitin 2015 Ymer Shahinit i është ngritur fletarrest nga FBI dhe Interpol”, ka pohuar Sejdiu, duke shtuar se “në vitin 2015, ky sistem është dashtë të jetë në funksion, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1milionë. Shkelzen Ibrahimi prokurori i rastit nuk i bën hetimet”.
Më tej ai ka shtuar se Ymer Shahini nuk ka ekzistuar si i regjistruar as në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.
Ndërsa, Mirsad Shkreta tha se shqetësuese është mos reagimi i institucioneve dhe të përfshirëve në këtë rast.
“Më shqetëson fakti i mosreagimit të akterëve që kanë qenë pjesë të marrëveshjes. Nuk kemi reagim që ka probleme me personin që ka përfaqësuar firmën dhe për sistemin e informimit të shëndetësisë. Ministri Rrahmani, i cili edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ka pas lutje për implementim, nuk ka reaguar për asnjë problem për këtë skandal por është bërë pjesë duke e mbuluar. Kjo skemë e paraqet turpin e krimit të organizuar në këto dy parti e që kokën e ka te Isa dhe Hashimi”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit