LAJMI I FUNDIT:

United sërish e largon Januzajn

United sërish e largon Januzajn

Anësori shqiptar Adnan Januzaj siç duket më nuk ka të ardhme te Manchester Unitedi, raportojnë mediat angleze.

Sunday People shkruan se Louis van Gaal nuk është i kënaqur me Januzajn, dhe nëse është pjesë e Djajve të Kuq edhe në verë atëherë do ta largojë nga skuadra përfundimisht mesfushorin shqiptar.

Mesfushori me tipare sulmuese 21-vjeçar kishte dështuar edhe në huazim te Borussia Dortmundi, me të cilët qëndroi gjysmë sezoni, për ta anuluar më pas Unitedi huazimin e tij.

Por edhe pas rikthimit në Old Trafford ai ka dështuar të bindë Louis van Gaalin që ta inkuadrojë në ekipin e parë.