Njerëzit mund të komunikojnë përmes aromave të trupit, ka vërtetuar studimi i Universitetit holandez Utrecht
Nëse personi frikësohet, ai që merr erë djersën e tij do të ketë reaksionin e njëjtë sikurse edhe ai, dhe kjo mund të shpjegojë fenomenin e infektimit emocional, respektivisht të absorbimit të emocioneve të të tjerëve.
Emocionet si frikën dhe neveritjen njerëzit mund ta dallojnë nga djersa.
Shkencëtarët kanë mbledhur djersën e meshkujve që kanë shikuar horror dhe të atyre që kanë shikuar film i cili nxit neveri. Pas kësaj femrat u janë ekspozuar aromës së djersës.
Ato që kanë marrë erë djersën e meshkujve që kanë shikuar filmat horror kanë pasur në fytyrë shprehjen e frikës, derisa tek femrat që kanë marrë erë djersën e grupit tjetër në fytyrë u është parë shprehja e neverisë, ka vërtetuar hulumtimi.
Frika manifestohet si frymëmarrje e shpejtuar përmes hundës dhe lëvizjes së syve, ndërsa neveria si ngrysje e vetullave dhe shtrëngim i hundës.
Rezultatet e hulumtimit janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse vërtetojnë që komunikimi njerëzor nuk bëhet vetëm përmes gjuhës dhe kontaktit vizual.
“Sinjalet kimike nga djersa ekzistojnë edhe jashtë vetëdijes njerëzore çka mund të shpjegojë fenomenin e infektimit emocional, respektivisht të absorbimit të emocioneve të huaja”, ka theksuar udhëheqësi i hulumtimit dr. Gun Semin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251