Dallimet në qëndrime mes partive opozitare për mundësinë e braktisjes së Kuvendit të Kosovës ende po vazhdojnë.
Përderisa dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë shprehur të gatshme për këtë veprim, partia më e madhe në opozitë Lëvizja Vetëvendosjes duket se nuk e pëlqen këtë ide.
Zyrtarë të kësaj partie kanë mohuar deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj se paritë opozitare kanë vendosur që ta braktisin Kuvendin.
Adonis Tahiri, zyrtar për informim në Vetëvendosje ka thënë për lajmi.net, se nuk ka ndonjë qëndrim të përbashkët të partive opozitare për braktisje të Kuvendit.
“Ende nuk kemi vendim të përbashkët si opozitë e bashkuar për diçka të tillë. Janë diskutuar gjerë e gjatë mendime e qëndrime rreth asaj se si duhet vazhduar protestën tonë brenda institucioneve”, ka thënë Tahiri, për lajmi.net.
Ndryshe sot kreu i AAK-së në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës. Ky veprim i partive opozitare, sipas Haradinajt, nuk nënkupton dorëzim të mandateve.
“Nuk dorëzohen mandatet, por deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në punimet e një Kuvendi, sepse e konsiderojnë jolegjitim”, është shprehur Haradinaj.
Një ide të tillë e ka përkrahur edhe Nisma e Kosovës e drejtuar nga Fatmir Limaj. Ai të enjten pas seancës së Kuvendit ka deklaruar se Opozita duhet të braktisë Kuvendit si mjet i ri i kundërshtimit ndaj qeverisë të cilës ata po i kërkojnë dorëheqjen.
Por, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme lidhur me qëndrimin ose jo në Kuvend, partitë opozitare janë shprehur se do të vazhdojnë kundërshtimin e Qeverisë përmes protestave në rrugë.
“Opozita e bashkuar vazhdon të konsolidohet në terren dhe po punon vazhdimisht për protestën e 26 marsit. Kështu siç jemi, ne tri subjektet opozitare të bashkuara, bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me mbështetjen popullorë që po rritet, nuk do të ndalemi deri në anulimin e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese”, ka thënë Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para