LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi i Mahrezit deri në majë të Ligës Premier

Rrugëtimi i Mahrezit deri në majë të Ligës Premier

Riyad Mahrez ka qenë njëri prej inspirimeve prapa kësaj ngritjeje të papritur të Leicester Cityt që po kryeson Premier Leaguen dhe është në rrugë të mbarë për të fituar titullin e parë.

Reprezentuesi i Algjerisë, Mahrez, 25-vjeçar, u transferua te Leicesteri nga skuadra e Kategorisë së Dytë të Francës, Le Havre për vetëm 400 mijë funte në janar të vitit 2014 dhe ka qenë sensacioni i këtij stinori, duke shënuar 15 gola, përfshirë edhe golin e fitores ndaj Watfordit të shtunën e kaluar.

Arritja e Mahrezit deri në këtë pikë nuk ka qenë aspak e lehtë, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e BBC.


Sulmuesi anësor thatanik, por i talentuar, është lindur në paralagjen e problematike në Paris, Sarcelles dhe humbi babanë, Ahmedin, kur ishte 15-vjeçar, nga sulmi në zemër.

Por, përkushtimi i tij dhe shkathtësitë e dërguan nëpër Francë e deri në majë të Ligës Premier, ku gjendet tash.

Skuadra e parë e Mahrezit, ishte AAS Sarcelles, klub në paralagjen e varfër në veri të Parisit që ka një numër të madh të emigrantëve afrikanë. Ai iu bashkua klubit, që luante në ligën lokale të Parisit në vitin 2004.

“Riyadi ishte lojtar që luajti të hënën, të martën dhe gjithë ditët. Çdo ditë luante futboll. Kur ai përfundonte lojën me ekipin e tij, shkonte të luante diku tjetër apo të stërviste. Ky ishte mentaliteti i Riyadit. Futbolli dhe sporti në përgjithësi, në Sarcelles është një mënyrë për t’u larguar nga rrugët, për të mos marrë rrugë të këqija”, ka thënë ish-bashkëlojtari i Mahrezit te AAS Sarcelles, Hayel Mbemba. “Fusha stërvitore është emëruar sipas presidentit legjendar jugafrikan Nelson Mandela dhe stadiumi sipas Philippe Christanvalit. Mandela është shembull dhe Christanval është lojtari i parë nga Sarcelles që ka shkuar në klube të mira si Fulham, Barcelona, Monaco, kështu që ia kemi lënë stadiumit emrin e tij. Ndoshta së shpejti, brenda disa muajve do të ndërtojmë një stadium të ri dhe do t’i lëmë emrin Riyad. Shpresoj të jemi në gjendje të bëjmë këtë. Ai është shembull, inspirim për të rinjtë këtu”.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori