LAJMI I FUNDIT:

Benfica në çerekfinale

Benfica në çerekfinale
Zenit's Danny, left, and Benfica’s Victor Lindelof, 2. from left, fight for the ball during the Champions League League Round of 16 second leg soccer match between Zenit and Benfica at Petrovsky stadium in St.Petersburg, Russia, Wednesday, March 9, 2016. (AP Photo/Dmitri Lovetsky)

Benfica ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Zenit St Petersburgun.

Klubi portugez fitoi me rezultat 2-1 në udhëtim dhe kur ia shtojmë fitoren e parë në shtëpi (1-0), atëherë vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.


Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa Hulk ishte i pari që shënoi në gjysmën e dytë (69’).

Sidoqoftë, portugezët realizuan dy herë në fund të ndeshjes, me anë të Nicolas Gaitan (85’) dhe Anderson Talisca (90’) për të siguruar kualifikimin.

Real Madridi dhe Wolfsburgu janë dy çerekfinalistët tjerë nga e marta, derisa sonte (e mërkurë) do të vendoset edhe një çerekfinalist, ndërmjet Chelseat dhe Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/