LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala takoi krerët e FBK-së

Ministri Shala takoi krerët e FBK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Erolld Belegu, me të cilët bisedoi për punët dhe programin që kanë për synim sivjet federata, si dhe për sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Me këtë rast, Shala tha se pas vënies së kritereve nga ana e MKRS-së sipas standardeve për licencimin e federatave, përmes pajisjes së tyre me licencë u mundësohet puna dhe realizimi i aktiviteteve sportive në vend dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Ministria do të nënshkruajë memorandume me federatat e licencuara dhe brenda pak ditëve do ta nënshkruajë një të tillë edhe me FBK-në.


fbk1

Kjo gjë bëhet me qëllim të krijimit të rritjes së efikasitetit dhe funksionimit të federatave në mënyrë sa më të pavarur.

Ndërsa, kryetari FBK-së, Belegu, e vlerësoi punën që po bën MKRS-ja, duke e cilësuar si hap të qëlluar praktikën e tillë të nënshkrimit të memorandumit që ministri Shala po aplikon, ngase ka kjo gjë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve sporteve të FBK-së.

Shala dhe Belegu diskutuan edhe për fokusimin në pjesëmarrje gara, por edhe në investime si një hap të rëndësishëm për ngritjen cilësore të basketbollit kosovar, meqë tashmë basketbolli kosovar është ndërkombëtarizuar.

Ministri Shala u shpreh se basketbolli është një sport që ka traditë në vendin tonë dhe konfirmoi mbështetjen e mëtejmë të ministrisë për basketbolli kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Kombëtarja e Shqipërisë
Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Superliga
PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

Ndërkombëtare
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Serie A
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori