LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Lista kaotike zgjedhore konfirmon mashtrime zgjedhore

LSDM: Lista kaotike zgjedhore konfirmon mashtrime zgjedhore

“U konfirmua se Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE kanë zhvilluar zgjedhje kriminale, përmes votuesve fantom dhe keqpërdorimit të institucioneve shtetërore. Opinioni për çdo ditë njihet me listën kaotike zgjedhore” thuhet në njoftimin e LSDM-së, transmeton Telegrafi.

Nga partia opozitare shtojnë se vetëm disa shembuj tregojnë se në një adresë figurojnë qindra madje edhe më shumë persona.

“Në adresën e parë në Shkup figurojnë 112 persona, në adresën e dytë 66 ndërsa në të tretën 33. Në një adresë në Resnjë figurojnë 34 persona, në një tjetër 24 ndërsa në adresën e tretë, 8 persona. Numri i madh i personave në të njëjtën adresë, por edhe numrat e banorëve të banesave te deputetët dhe ministrat e VMRO DPMNE-së, tregon se plani për mashtrime zgjedhore ëshgtë bërë në kreun e VMRO DPMNE-së. U pa se për çfarë bande kriminale bëhet fjalë dhe se çfarë mashtrime kanë bërë” thuhet në njoftimin e opozitarëve.


Nga kjo parti i bëjnë thirrje KSHZ-së që të jep instruksione ndërsa qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore të paraqesin parregullsi, por të dorëzojnë informacione edhe deri te MPB, që të ngriten procedurat përkatëse. /Telegrafi/