LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Interi meriton besim, do ta zëmë vendin e tretë

Icardi: Interi meriton besim, do ta zëmë vendin e tretë

Mauro Icardi thotë se Interi meriton besimin e tifozëve, pas fitores prej 3-1 kundër Palermos.

Nerazzurrët ndodhen pesë pikë larg vendit të tretë që çon në Ligën e Kampionëve, e që aktualisht mbahet nga Roma.


“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer, tash duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës, sepse Roma është akoma shumë larg”.

“Ky nuk është një Inter i ri. Ne e kemi ditur që nga fillimi i sezonit se çfarë mund të arrijmë. Kjo skuadër meriton besim”.

“Gjithmonë kam thënë se dua të bëj gjëra të mëdha këtu dhe të qëndroj për një kohë të gjatë. Sot (e diel) krijuam shumë raste dhe kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë”, është shprehur Icardi për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia. /Telegrafi/