LAJMI I FUNDIT:

Gjilani kërkon kreun, Liria fitore të rëndësishme

Gjilani kërkon kreun, Liria fitore të rëndësishme

Gjilani ka bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës, pasi e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0 në Stadiumin e qytetit te Gjilanit, në kuadër të javës së 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Përballja e dy skuadrave që kërkojnë kreun e tabelës, është karakterizuar me lojë të nivelizuar, por me inicativën e lehtë të gjilanasve.


Nikoqirët në pjesën e parë, sidomos në fund të saj, rrezikuan portën pejane, por jo sa për ta dërguar topin në rrjet, transmeton KP.

Ndërkohë, fillimi i pjesës së dytë i ka takuar skuadrës së Arbnor Morinës që u shfaq me i rrezikshëm, megjithatë, Gjilani përmes Shkëmbim Salihut shënoi golin e fitores në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë më 33 pikë të tubuara, dy më pak se lideri i tabelës, Feronikeli, kurse Besa zë vendin e pestë me 29 pikë.

Sfida tjetër, mes Lirisë dhe Trepçës ’89, u mbyll me fitoren e prizrenasve me rezultat 2-0.

Florim Berbatovci pas gjysmë ore lojë kaloi Lirinë në epërsi me golin e shënuar nga penaltia.

Futbollistët e Lirisë treguan lojë të mirë edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe golin e dytë me anët të Liridon Fetahajt (71′).

Liria zë vendin e tetë më 25 pikë, derisa Trepça ’89 pozicionohet e gjashta me 26 pikë.

Rezultatet e kësaj jave:

E shtunë

Feronikeli – Llapi 1-0

Drenica – Vushtrria 2-1

Drita – Prishtina 1-0

E diel

Gjilani – Besa 1-0

Liria – Trepça-89 2-0

E hënë

Istogu? – ? Hajvalia