Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes së mishit të dhëmbëve
Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit.
Shkencëtarët nga Universiteti në Boston kanë përcjellë rreth 630 persona në periudhën prej 15 vitesh, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet. Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar një pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra – të atyre që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).
Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç.
Është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra mesatarisht mund të zvogëlojë rrezikun tonë nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.
Bananet, mollët dhe kumbullat e thata
Megjithatë, dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj, transmeton Koha.net. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, të cilat i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.
Ekspertët nuk janë tërësisht të sigurt se sa fibra saktësisht reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.
Po ashtu, fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, ndërsa sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
Gjithsesi, hulumtuesit këshillojnë të rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por edhe më tutje rregullisht vizitoni stomatologun dhe pastroni dhëmbët me furçë të paktën dy herë në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A