LAJMI I FUNDIT:

Republikanët thonë se janë alternativa e re

Republikanët thonë se janë alternativa e re

Republikanët, si një subjekt i ri politik, me një vizion të qartë për zgjidhjen e ngërçit politik dhe kolapsit ekonomik, është oferta më e sinqertë për qytetarët e republikës së Kosovës, drejt integrimeve euroatlantike. Kështu të paktën pretendjnë  drejtuesit e këtij subjekti politik , Faton Kurti dhe Selver Xhelili.

“Republikanët e Kosovës, pa ngurrim thonë se janë në rrugë të mbarë në rritjen dhe fuqizimin e republikanëve, ritëm ky, i cili ka tejkaluar parashikimet, sa i përket shtrirjes së partisë me degët e saj në shkallë republike. Republikanët e Kosovës, i ofrojnë qytetarëve të saj një platformë shumë premtuese për daljen e shtetit, nga qorr sokaku politik e prapambeturia ekonomike, të cilat si të tilla po prodhojnë jo stabilitet, pasiguri dhe varfëri ekstreme. Korrupsioni, nepotizmi dhe abuzimi me institucionet, ia kanë prishur imazhin Kosovës dhe kanë prekur në dinjitet qytetarët e saj. Qytetarët e Kosovës, nuk e kanë merituar një degradim të tillë nga pozita dhe opozita, të cilat në garë për pushtet, me vite të tëra e kanë zhytur vendin në një rrugë pa krye dhe pa shpresa, për një jetë më të mirë”, thotë Faton Kurti, për rajonipress.

Kurse Selver Xhelili thotë se Republikanët, janë ata, të cilët do t’ia kthejnë shtetit dhe qytetarëve të saj dinjitetin dhe autoritetin, që kishte dikur. “Republikanët, kanë një program, të cilin gjithnjë po e mbështesin qytetarët, dhe republikanët në një të ardhme të afërt, do të jenë faktorë në skenën politike vendore dhe rajonale. Republikanët si një zë i arsyeshëm i skenës politike opozitare, në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, do të jenë pjesë e vendimmarrjes, qoftë në nivelin lokal të qeverisjes, poashtu edhe në atë qendror, duke shtrirë pushtetin sa ma afër qytetarëve, për një Kosovë më ndryshe, për një Kosovë më të mirë”, tha Xhelili.