LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i UEFA-s, Theodoridis: Kosova mund të luajë në kualifikime

Sekretari i UEFA-s, Theodoridis: Kosova mund të luajë në kualifikime

UEFA ka konfirmuar sot se në Kongresin e saj vjetor më 3 maj në Budapest të Hungarisë, do të vendoset për antarësimin e Kosovës.

Në rast se pranohet si anëtare e 55-të e UEFA-s, atëherë Kosova do të mund të përfshihet edhe në kualifikimet për Kupën e Botës 2018, që nisin në shtator të këtij viti. Ka qenë greku Theodore Theodoridis, i cili e ka konfirmuar sot një gjë të tillë në një konferencë për media në selinë e UEFA-s.

Theodoridis tha se UEFA do të kërkojë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, më 17 e 18 mars në Cyrih, për të përgatitur dokumentet për ta pranuar Kosovën si një anëtare të organizatës botërore. FIFA mban Kongresin e saj vjetor më 13 maj në Mexico City.


“Po, ata (Kosova) mund të luajnë në kualifikimet e Kupës së Botës 2018. Por, janë dy hapa që duhet kaluar”, ka theksuar Theodoridis, duke aluduar në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA në Kongreset e muajit maj.

Në fakt, Theodoridis sot u emërua përkohësisht sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, në vend të Gianni Infantinos, i cili ditë më parë u zgjodh president i UEFA-s. Njëherësh Theodoridis do ta luajë edhe rolin e kreut të UEFA-s, duke pasur parasysh se Platini është pezulluar nga posti i presidentit dhe po pret një verdikt të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori