LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, më komod apo më i dobësuar, pa Thaçin në Qeveri? (Video)

Mustafa, më komod apo më i dobësuar, pa Thaçin në Qeveri? (Video)

Isa Mustafës do t’i duhet të dalë vet në konferencë sa herë që vendi sfidohet nga protestat e opozitës. Pasi ai më nuk do ta ketë në krah zëvendësin e tij, presidentin e sapo zgjedhur Hashim Thaçi.

Kjo gjë, sipas analistëve politikë, do ta dobësojë Mustafën, por në të njëjtën kohë do ta bëjë të ndihet edhe më komod.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL mendon se Hashim Thaçi i ka dhënë një siguri Mustafës në Qeveri, por sipas tij këtë do të mund ta bëjë edhe Kadri Veseli nëse vjen në krye të PDK-së, por edhe zëvendësministri që do të zgjidhet nga radhët e PDK-së.


Analisti Nexhmedin Spahiu mendon se Hashim Thaçi nuk ka më asnjë interes ta mbështes Mustafën.

Ai medje mendon se pas marrjes së postit të Presidentit, Thaçi shumë shpejt do të shpall zgjedhje të
jashtëzakonshme për të forcuar pozicionin e tij si president i vendit.