Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, i cili refuzoi të ishte në sallë dhe të votonte pro Hashim Thaçit President, ashtu siç ia kishte kërkuar partia, është shprehur shumë ashpër në llogarinë e tij në Facebook kundër disa kolegëve të partisë, të cilët, kanë kërkuar largimin e Baxhakut nga LDK-ja.
Baxhaku në statusin e tij ka thënë se kritika i dedikohet “Gazmend Muhaxherit, Luan Golës, Fadil Gashit dhe atyre që mendojnë njëjtë si ata”, njofton Klan Kosova.
“Kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të LDK-së në vitin 1989 të mbajtur në Medresen në Prishtinë. Jam nënkryetar i parë i LDK-së dega në Prizren. Gjithashtu jam veteran i UÇK -së. Dhe tani këta injorantë dhe hipokritë po dashkan të më përjashtojnë nga partia e cila është dhe do të jetë e vetmja deri sa të kam frymë”, ka shkruar Baxhaku.
Postimi i plotë i Baxhakut në Facebook:
“Drejtuar Gazmend Muhaxheri, Luan Goles,Fadil Gashit dhe atyre qe mendojne njejte si ata.
Sot ne mbledhjen e kryetareve te degeve te LDK- se me kryetarin z. Isa Mustafa, disa qe kane nderruar nga disa parti ose kane ardhur dje ne LDK,paskan kerkuar perjashtimin e Hatim Baxhakut nga LDK- ja sepse nuk e paskam perkrahur zgjedhjen e Hashim Thaqit per President.
Une Hatim Baxhaku jam themelues i deges se LDK-se ne Dragash, kryetar i nendeges dhe anetar i kryesise qe nga themelimi.
Kam qene delegat i Kuvendit Themelues te LDK -se ne vitin 1989 te mbajtuar ne Medresen ne Prishtine. Jam nenkryetar i pare i LDK -se dega ne Prizren. Gjithashtu jam veteran i UCK – se.
Dhe tani keta injorant dhe hipokrit po dashkan te me perjashtojn nga partia e cila eshte dhe do te jete e vetmja deri sa te kam fryme.
O ZOT I MADHE MESHIROJ !!!
Te nderuar miq anetar dhe simpatizues te LDK-se,ju ftoj qe te ndalim kete debat dhe gjuhe perqarese ne komunikimet tona neper rrjetet sociale dhe mendimin dhe veprimin ndryshe per qeshtje te caktuara ta pranojm si vlere dhe te ecim perpara se bashku drejt fitoreve te reja te LDK-se per shtetin e Kosoves.Kjo zaten edhe eshte Rugovizmi dhe filozofia Rugovjane te cilen e kemi perqafuar dhe e kemi ne zemer te gjithe ne anetaret e LDK-se pa perjashtim” (sic), ka shkruar Baxhaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para