LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Suharekë sulmohet selia e LDK-së (Foto)

Edhe në Suharekë sulmohet selia e LDK-së (Foto)

Sot është sulmuar selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në Suharekë.

Në dy ditët e kaluar zyrat e LDK-së ishin thyer edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Istog, te Kodra e Trimave në Prishtinë, si dhe selia qendrore në Prishtinë, raporton Koha.net.


LDK-ja ditë më parë kishte reaguar për këto sulme, të cilat i kishte quajtur “sulme vandale të njerëzve të cilët po përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të zhysin vendin në kaos dhe anarki”.

koha