LAJMI I FUNDIT:

Skuadra amerikane ofertë të lartë për De Rossin

Skuadra amerikane ofertë të lartë për De Rossin

Daniele De Rossi mund të largohet nga Roma në fund të stinorit.

Kapiteni i ardhshëm i Romës është lojtari më i paguar por kontrata e tij me ‘Giallorosët’, skadon në qershor të vitit 2017.

Kështu mediat italiane kanë raportuar se De Rossi tani ka marrë një ofertë nga Los Angeles Galaxy, ofertë që është mjaftë e majme.


Skuadra amerikane i ka ofruar lojtarit një kontratë tri vjeçare me shtatë milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet nëse De Rossi do të pranojë largimin nga Roma, apo do të qëndroj edhe më tej pjesë e ‘Giallorosëve’. /Telegrafi/