Me publikimin e të dhënave alarmante të ndotjes së ajrit për muajin janar, Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor njoftoi se niveli i grimcave PM10 arriu nivelet në vijim: Tetovë 444,6 µg/m3 dhe Lisiçe 354,26 µg/m3(më 28 janar); Qendër 320,9 µg/m3; Gazi Babë 257,84 µg/m3 dhe Rektorat 246,52 µg/m3 (më 29 janar). Ndërsa shkalla e lejuar e grimcave PM10 në ajër është 50 µg/m3 .
Sipas Organizatës për Indeksin e Cilësisë së Ajrit, psh: në Karposh koncentrimi i grimcave PM2.5 arriu nivelin 163 µg/m3(më 23 shkurt). Kurse mesatarja e lejuar e pranisë së PM2.5 në ajër është 35 µg/m3 .
Ndërkohë që ajri i ndotur vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve, nga ministria përgjegjëse thonë se qytetarët mund të njoftohen vazhdimisht mbi gjendjen e ajrit dhe se dy projekte të rëndësishme kanë filluar të realizohen.
Dëmtimi i shëndetit të qytetarëve- objektivi i grimcave në ajër
“Është bërë progres i harmonizimit me acquis në sferën e cilësisë së ajrit, por nivelet e ndotjes së ajrit mbeten të larta. Ata paraqesin rreziqe serioze për shëndetin dhe duhet të rregohen urgjentisht.”– theksoi Raporti i Progresit i KE-së për Maqedoninë.
Ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Nurhan Izairi njoftoi: “Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për implementimin efektiv të acquis në sferën e cilësisë së ajrit, u fillua me përgatitjen e Planit për cilësinë e ajrit për Shkupin, si dhe me përgatitjen e planeve aksionare afatshkurtëra për Shkupin dhe Tetovën. Në mënyrë plotësuese në kuadër të tëinning projektit do të hartohet edhe Plani për cilësinë e ajrit në Tetovë. Me të njëjtin projekt kanë filluar matjet indikative të metaleve të rënda në Shkup dhe Tetovë me çka do të mund ti përcaktojmë burimet e ndotjes së ajrit. Rezultatet nga këto matje priten nga fundi i prillit.”
Grimcat PM10 dhe PM2.5 depërtojnë në sistemin e organeve të frymëmarrjes së njeriut, sa herë që ai merr frymë. Sipaseuro.who.int nëse organizmi i ekspozohet grimcave PM10, për afat të shkurtër kohor grimcat i shkaktojnë sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe të zemrës e veçanërisht nëse i ekspozimohet për një kohë më të gjatë; PM 2.5 është grimcë edhe më e rrezikshme se sa PM10. Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj PM 2.5 rrit rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri i mushkërive.
Portali që vazhdimisht informon qytetarët për gjendjen e ajrit
“Në sferën e vëzhgimit të cilësisë së ajrit ambiental Ministria e Mjedisit Jetësor në kontinuitet bën mirëmbajtjen e Sistemit Shtetëror Monitorues, ndërsa përmes web portalit qytetarët vazhdimisht janë të informuar për gjendjen e ajrit.”- tha Izairi, “Atë që me këtë rast do të doja ta theksoj ka të bëjë me çështjen më aktuale me të cilën e përfunduam vitin që shkoi, e kjo është monitorimi i ajrit ambiental.”
“Nevojiten burime adekuate financiare për ta mbrojtur rrjetin e monitorimit automatik të cilësisë së ajrit.”-thuhej në Raportin e Progresit.
Ndryshe, të dhëna për gjendjen e ajrit në Kumanovë nuk ka as në raportin e janarit të këtij viti. Kjo për shkak të problemeve me pajisjet kryesore dhe mungesës së pajisjeve rezervë, njofton Portalb.
Për të kuptuar gjendjen momentale të ajrit, kliko këtu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës