LAJMI I FUNDIT:

Britani, ekonomia rritet 0.5%

Britani, ekonomia rritet 0.5%

Shpenzimet konsumatore kanë udhëhequr ekonominë britanike në të 12-in tremujor rradhazi të rritjes, ndërkohë që ngadalësimi global ka goditur eksportet dhe investimet e biznesit kanë rënë.

Konsumi i ekonomive familjare u rrit me 0.7 për qind në tremujorin e fundit të 2015-ës, duke kompensuar për rënien e eksporteve përgjatë gjysmës së dytë të 2015-ës dhe rënies më të madhe të investimeve private në rreth 2 vite. Zyra Kombëtare për Statistika tregoi se ekonomia u rrit me 0.5 për qind në tremujorin e katërt.

Shifrat përforcojnë panoramën e një ekonomie që nxitet thuajse plotësisht nga kërkesa e brendshme, në një kohë të trazirave globale.


Eksportet neto i kanë “fshirë” 0.4 pikë përqindjeje rritjes ekonomike në tremujorin e katërt. Eksportet ranë me 0.1 për qind ndërsa importet u rritën me 1.2 për tremujorin e katërt të 2015-ës. Shqetësime mbi vrullin e ekonomisë britanike vijnë edhe prej referendumit që po afron.

Ndërkohë që sondazhet nuk po nxjerrin dot një rezultat të qartë, paundi ka rënë në nivele ekstreme dhe ka bërë që Guvernatori i Bankës së Anglisë të paralajmërojë për më shumë stimuj monetarë.

Në 1.39 dollarë, paundi tregon nivelin e 2009-ës. Rritja vjetore për Britaninë qëndroi në 1.9 për qind. Shifrat e fundit tregojnë edhe për kompensimin e punonjësve, në rritje me 0.7 për qind gjatë tremujorit të fundit të 2015-ës. Për të njëjtën periudhë, GDP për frymë , që shihet si matës i standardeve të jetesës, u rrit me 0.3 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori