LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia turke në 2016 do të rritet me 3.2 për qind

FMN: Ekonomia turke në 2016 do të rritet me 3.2 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përmirëson parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë në lidhje me vitin 2016, nga 2.9 për qind e ka korrigjuar me 3.2 për qind.

Në raportin me titull “Perspektiva Globale dhe Sfidat e Politikës”, të cilin FMN-ja e publikoi para Mbledhjes së Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të G20-s që do të mbahet në Shangai të Kinës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka revizionuar parashikimet mbi rritjen ekonomike të Turqisë.

Parashikimin e rritjes ekonomike në lidhje me Turqinë për këtë vit FMN-ja e ka rritur me 0.3 pikë, ndërsa për vitin e ardhshëm e ka ulur me 0.1 pikë dhe nga 3.7 për qind e ka korrigjuar në 3.6 për qind.


Ndërkohë në raportin e tij Fondi paraqet një perspektivë pesimiste për të ardhmen dhe paralajmëron se “ekonomia globale do të dobësohet akoma edhe më shumë dhe se është shumë e ndjeshme”.

FMN-ja bën të ditur se kushtet financiare në ekonomitë që janë në zhvillim janë tkurrur dhe dobësimi i tyre është në varësi të turbulencave financiare në rritje dhe të rënies së çmimeve të aseteve. Gjithashtu sipas komenteve të Fondit ngadalësimi që vihet re në ekonominë kineze i ka shtuar shqetësimet lidhur me rritjen e ekonomisë globale.

Kina, vendi që ka ekonominë dytë më të madhe në botë, po përjeton shpejtësinë më të ulët të rritjes këto 25 vitet e fundit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga G20 që të përgatisë edhe një plan, i cili do të gjallëronte ekonominë globale.

“Vendet e G20-s duhet të kalojnë në veprim për të rritur investimet publike duke përdorur alternativa të përshtatshme financiare”, është apeli që bën FMN-ja në raportin e saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori