LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami flet në OECD për zhvillimet në Kosovë

Ministrja Bajrami flet në OECD për zhvillimet në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, së bashku me një delegacion të Republikës së Kosovës po marrin pjesë në Konferencën e nivelit të lartë me temën “Rritja e bashkëpunimit në mes të OECD-së dhe Evropës Juglindore”, e cila po i zhvillon punimet në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris.

Në këtë konferencë po marrin pjesë delegacione të larta nga qeveritë e vendeve të Evropës Juglindore si dhe të vendeve anëtare të OECD-së.

Në adresimin e saj para pjesëmarrësve të konferencës, ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës vlerëson punën dhe ekspertizën e OECD-së si një partner i çmueshëm i cili po punon në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve anëtare të OECD-së. Ajo, shtoi se “Qeveria e Republikës së Kosovës po punon që në kuadër të programit qeveritar të përfshijë dhe zbatojë parimet e bashkëpunimit të ngushtë me vendet evropiane dhe ato rajonale duke ndarë vizionet e përbashkëta rreth reformave dhe strategjive për zhvillim.”


Bajrami i informoi të pranishmit rreth zhvillimeve pozitive të ndodhura së fundmi në Kosovë, si: nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në, dhe aprovimin e Planit 2016-2020 për Implementim të MSA-së; lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2020; aprovimin e Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, etj.

Më tej, ajo shtoi se “Kosova është anëtare aktive në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, i cili po i asiston vendet e Evropës Juglindore në koordinimin e implementimit të objektivave të dala nga Strategjia për Evropën Juglindore 2020.

Ministrja Bajrami theksoi se vendimet tona rreth politikave ekonomike janë në përputhje me frymën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit me qëllim të rritjes së nivelit të konkurrueshmërisë së tregjeve tona.

Ajo nënvizoi po ashtu se Qeveria e Kosovës është mbështetëse e idesë për krijimin e një platforme të nivelit të lartë e cila ka për qëllim thellimin e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në mes vendeve anëtare të OECD-së dhe atyre nga Evropa Juglindore dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të dhënë kontributin e saj konstruktiv në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori