LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët mashtrohen nga marketet

Konsumatorët mashtrohen nga marketet

Konsumatorët kosovarë vazhdimisht po përballen me mashtrime në çmime të produkteve si dhe afate të skaduara nga ana e marketeve.

Mospërputhja e çmimeve raftë-arkë e po ashtu edhe skadimet e afatit të produkteve që vazhdojnë të shiten për konsumatorët vazhdon të jetë shumë e pranishme ne tregun vendorë.

Pavarësisht se ankesat e blerësve gjithmonë janë adresuar tek institucionet relevante, kjo gjë nuk e ka zbehur këtë fenomen, raporton lajmi.net.
Edhe pse shqetësime të tilla janë ngritur gjithmonë nga konsumatorët, tanimë ato janë në ulje e sipër për shkak se konsumatori e ka humbur besimin dhe shpresën për një zgjidhje të mundshme nga këto veprime.


Kështu vlerëson kryetari i organizatës ‘Konsumatori’ Selatin Kaçaniku. Ai tha për lajmi.net se qytetari konsumator për vite të tëra ankohet dhe nuk po gjen zgjidhje.

“Ne kemi ngritur shqetësime vazhdimisht dhe këto shqetësime datojnë që nga themelimi i organizatës, dhe për fat të keq këto mashtrime po ashtu edhe të produkteve me afat të skaduar janë shndërruar me famë politike të disa tregtarëve dhe disa marketeve të cilat nuk po hasin në trajtim të duhur nga mekanizmat e mbikëqyrjes dhe të inspektimit të tregut”, tha Kaçaniku.

Thotë se për mbrojtje të konsumatorit ata punojnë prej xhepave të tyre, pa ndonjë përkrahje morale e financiare si nga vendorët e as nga ndërkombëtarët.
Ai pranon se kanë ngritur vazhdimisht shqetësime, ndërsa sivjet Kaçaniku thotë se kanë hyrë në themelimin e dhjetë vjetorit të aktiviteteve të organizatës në mbrojtje të konsumatorit kosovarë.

“Ne jemi duke u ballafaquar me një mendësi, me një kulturë klanesh e fisesh, ndërsa ligjin kushtetutën e kemi vetëm kamuflazh”, shtoi ai më tutje.
Por se këto veprime vazhdimisht janë monitoruar nga Inspektorati i Tregut, e pranon Nezim Syla kryeinspektor i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
Syla nuk e mohon se veprimet të tilla nuk kanë hasur gjatë inspektimit të tregut, sikurse nuk e mohon se veprime të tilla nga marketet janë gjobitur prej 300 deri në 3000 euro

“Ne gjithsesi që çdo ditë jemi në teren dhe fokus të veçantë i kemi kushtuar marketeve të mëdha por edhe atyre të vegjël, ku edhe kemi gjobitur këto markete. Kemi hasur edhe në mospërputhje të çmimeve raft-arkë.

Ndërsa ka pasur shumë markete që janë gjobit për veprime të tilla. Numër ky relativisht i madh”, tha ai për Lajmi.net.

Kryeinspektori Syla u ka bërë apel konsumatorëve që për çdo parregullsi që hasin jo vetëm nëpër markete por edhe nëpër gjëra tjera, të kontaktojnë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe t’i deponojnë ankesat. /Lajmi.net/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori