LAJMI I FUNDIT:

Soros: BE-ja në prag të kolapsit

Soros: BE-ja në prag të kolapsit

George Soros paralajmëron se Bashkimi Europian është në prag të kolapsit mbi çështjen e refugjatëve dhe shton se manaxhimi i krizës po e thellon rrezikun ndërkohë që më shumë se 1 milion refugjatë vijnë drejt rajonit.

Soros thotë se çelësi i zgjidhjes është kancelarja gjermane Angela Merkel. Merkel ka përcjell përgjigjen e Europës ndaj krizës së emigrantëve, duke ja hapur derën këtyre për të gjetur një shtëpi të re në Europë. Megjithatë, Soros e pranon lëvizjen e Merkel. “Ka shumë gjëra për të qenë nervoz. Siç parashikoj dhe ajo qartë, BE është në prag të kolapsit. Kriza greke, i mësoi autoriteteve europiane artin e bërjes lëmsh nga një krizë në tjetrën.

Kjo mund të përshkruhet si gjuatja e topit sipër kodrës, në mënyrë që ai të bjerë përsëri poshtë. Merkel ka parashikuar saktë potencialin e krizës së emigrantëve për të shpërbërë Bashkimin Europian. Parashikimi po bëhet realitet. Bashkimi Europian kërkon ndreqje të menjëhershme. Ata që mund ta ndalojnë parashikimin e tmerrshëm të Merkel janë faktikisht gjermanët.


Ata duhet të vendosin tashmë: A do t’i pranojnë përgjegjësitë dhe detyrimet që vijnë prej të qënit një fuqi dominuese në Europë?”, tha miliarderi George Soros. Mbi temën, ka folur dhe ministri finlandez i Financave, Alex Stubb. “Politika gjermane për dyert e hapura ishte humane, dhe gjëja e drejtë për të bërë në atë kohë, por çështja tashmë qëndron se një nga themelet e Bashkimit Europian është nën kërcimin, dhe kjo është lëvizja e lirë e njerëzve dhe e gjithë marrëveshja e Schengenit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori