LAJMI I FUNDIT:

Gazpromi rus gjobitet me 3.5 milionë dollarë

Gazpromi rus gjobitet me 3.5 milionë dollarë

Agjencia Shtetërore Antimonopol në Ukrainë e ka gjobitur kompaninë ruse Gazprom, me 3.5 miliardë dollarë për dyshime se e ka keqpërdorë monopolin e kontrollit të sistemit tranzitor të gazit natyror në Ukrainë, ka njoftuar sot në rrjetin Facebook, shef i Komitetit Antimonopol në Kiev, Yuriy Terentyev, duke mos dhënë detaje për shkeljet e Gazpromit.

Më herët këtë javë, Gazpromi e ka informuar qeverinë e Ukrainës se i ka borxh 2.55 miliardë dollarë për furnizim me gaz në tremujorin e tretë të vitit 2015 dhe se kjo shumë duhet të paguhet brenda 10 ditësh.

Ukraina e konteston këtë borxh, duke thënë se neni i kontratës që kërkon pagesën nga ana e Kievit për gazin që nuk e ka përdorë, është “joligjor dhe i pavlefshëm”.


Gazpromi dhe kompania Naftohaz në Ukrainë këtë mospajtim e kanë dërguar në një gjykatë arbitrazhi në Suedi.

Gazpromi thotë se Ukraina i ka borxh gjithsej 29.2 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian furnizohet afro 40 për qind të gazit që e blenë nga Rusia, nëpërmjet rrjetit të gazsjellësit tranzitor nëpër Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori