LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Stand-By me FMN-në u aplikua me sukses

Marrëveshja Stand-By me FMN-në u aplikua me sukses

Në linjë me angazhimet e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për koordinim të aktiviteteve dhe bashkëpunim ndërinstitucional, sot me ftesë të Ministrisë së Financave është takuar Grupi për monitorimin e implementimit të marrëveshjes Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për implementim të kësaj marrëveshje, u raportua për progresin e arritur në implementimin e të gjitha veprimeve të parapara me marrëveshjen Stand-By, si dhe mbi aktivitetet e planifikuara për javët dhe muajt në vijim.

U konstatua se deri më tani janë implementuar të gjitha reformat që lidhen me Programin Stand-By, duke mundësuar përmbylljen me sukses të vitit fiskal 2015 dhe aprovimin nga Bordi i FMN-së të Rishikimit të parë të marrëveshjes.


Ministri i Financave Avdullah Hoti informoi të pranishmit se përmbyllja e vitit fiskal 2015 ka treguar një performancë shumë të mirë, me një rritje të konsiderueshme të të hyrave tatimore, kontroll të rreptë të shpenzimeve, deficit buxhetor më të ulët se kufiri ligjor, si dhe rritje të konsiderueshme të rezervës fiskale.

Me këtë rast, ministri falënderoi të gjithë për angazhimin gjatë vitit të kaluar, dhe për përkushtimin që marrëveshja Stand-By të implementohet me sukses.
Po ashtu Hoti kërkoi nga të pranishmit që të vazhdohet me të njëjtin ritëm të punës, për të vazhduar me implementim të reformave të planifikuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori