LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike që nuk ul papunësinë

Rritja ekonomike që nuk ul papunësinë

Kriza politike do të ketë ndikim në rritjen e planifikuar ekonomike për vitin 2016, siç kishte ndodhur edhe në vitin 2014, i cili ishte përmbyllur me vetëm 1.2 për qind rritje, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë (FMN), Ruud Vermeulen, të hënën, në një konferencë për media, ka thënë se vazhdimi i ngërçit politik do të pamundësojë arritjen e parashikimeve për një rritje prej 3.8 për qind.

“Ngërçi politik paraqet një rrezik kyç që mund të minojë besimin e investitorëve dhe konsumatorëve, siç ka ndodhur në vitin 2014 me ngërçin politik. Gjithashtu ka shqetësime që Kuvendi i Kosovës të mos jetë funksional, të mos miratohen ligjet e reja, kjo është pa dyshim shqetësim që duhet marrë parasysh. Parashikimi i rritjes ekonomike është 3.8%, por nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe më tutje, ne duhet të bëjmë një ndryshim të këtij parashikimi”, ka thënë Vermaulen.


Rritja e planifikuar ekonomike për vitin 2016 pritet të jetë deri në 3.8 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm ajo do të jetë mbi 4 për qind.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, është zotuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Stand-By me FMN-në, në një takim që Grupi për monitorimin e implementimit të Marrëveshjes Stand-By ka mbajtur të hënën. Ai ka thënë se përmbyllja e vitit fiskal 2015 ka treguar një performancë shumë të mirë, me një rritje të konsiderueshme të të hyrave tatimore, kontroll të rreptë të shpenzimeve, deficit buxhetor më të ulët se kufiri ligjor, si dhe rritje të konsiderueshme të rezervës fiskale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori