LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, e mbyllur rreth rastit “Axos”

Qeveria, e mbyllur rreth rastit “Axos”

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të jenë të mbyllur rreth betejës ligjore mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Axos”, e cila ishte shpallur fituese për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës. Kohë më parë ish-ministra të Qeverisë së Kosovës patën deklaruar për gazetën “Zëri” se në rast të dështimit të procesit nuk do të ketë ndëshkime për asnjërën palë. Por, pesë vjet më vonë gjërat po rrjedhin krejt ndryshe.

Ish-ministri, Fadil Ismajli, në një prononcim për gazetën “Zëri” kishte bërë të ditur se asnjë kompensim nuk do t’i shkojë kompanisë “Axos”. Sipas Ismajlit, Qeverinë e Kosovës e mbrojnë dokumentet e transaksionit dhe nuk ndihet e kërcënuar për kompensimin që “Axos” po e kërkon. “Me Nenin 1.1 të dokumentacionit që posedon Qeveria i ka të gjitha instrumentet për t’u mbrojtur dhe ka pasur të drejtë të anulojë këtë proces”, patë thënë Ismajli.

Për këtë janë në dijeni edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Por, tash Zyra për Informim e kësaj Ministrie ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka vendosur që kompania “Patton Boggs” të jetë përfaqësuesja e saj ligjore për të zgjidhur kontestin në mes të kompanisë “Axos” dhe shtetit.


“Patton Boggs” për përfaqësim ligjor të Kosovës në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive në rastin “Axos” ka kërkuar të paguhet në vlerë prej 17 mijë e 700 dollarësh.

Leonora Makolli, zyrtare për informim në këtë Ministri, ka thënë për gazetën “Zëri” se pa u mbyllur procesi gjyqësor nuk mund të shpalosin detaje tjera. “Deri sa të jenë palët në proces, ne nuk mund të flasim më tepër rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Makolli /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori