LAJMI I FUNDIT:

Presidentja interesohet për problemet e Fushë Kosovës

Presidentja interesohet për problemet e Fushë Kosovës

Në vazhdën e saj të vizitave nëpër komunat e Kosovës Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka vizituar sot komunën e Fushë Kosovës, ku është interesuar më shumë për zhvillimin ekonomik dhe problemet që ka kjo komunë.

Ajo, bashkë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, asaj Amerikane dhe Gjermane, janë takuar sot me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha.

Ndonëse presidentja Jahjaga nuk dha deklaratë për media, i pari i kësaj komune tregoj për takimin dhe hallet e komunës që ia ka shprehur presidentes.


Berisha, tha se përpos zhvillimit ekonomik në theks është vënë edhe situata politike e cila sipas Berishës duhet të ndryshoj.

“U bisedua për temat që po bisedohen gjithnjë, për zhvillimin ekonomik. Ne jemi një komunë mjaft e zhvilluar. Ne paraqitëm disa vështirësi të cilat të gjitha komunat i kanë por i kemi edhe ne. Partneritetin publiko privat që ka dështuar, pastaj koncesionet që kanë dështuar, pastaj dhënia e provave që ka dështu. Janë disa gjëra që në Kosovë duhet të ndërrojnë shpejtë për të pasur një ardhje kapitale dhe për të pasur një zhvillim. Ka shumë gjëra tjera që duhet të përmirësohen, ka shumë ligje që duhet të ndryshohen dhe mbi të gjitha situata politike duhet të ndryshoj që të hapet mundësia për një jetë më të këndshme”, tha ai.

Pas Fushë Kosovës, presidentja do të vazhdojë vizitën edhe në komunat e Vushtrrisë, Drenasit dhe Skenderajt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori