LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i investon në Vitomericën multietnike

KEDS-i investon në Vitomericën multietnike

Vitomerica (Arbneshi), trevë kjo me rreth 6 mijë banorë, në afërsi të Pejës, e banuar me popullatë të përzier, boshnjak, shqiptar, dhe me egjiptian e rom, është ndalesa e radhës e projekteve investive që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS po i shtrinë në tërë Kosovën.
Investimet dhe punimet këtu kanë nisur në fund të vitit 2015 ndërsa pritet të kryhen brenda muajit shkurt. Investime të tjera ka pasur edhe gjatë vitit 2014/2015.

index

“Kjo që po bëhet aktualisht është vendosja e një trafoje me fuqi 160 kvA (kilovolt Apmer) e standardeve të kërkuara europiane e cila bashkë me 6 shtylla betoni dhe dhjetëra sosh të tjera që janë vendosur kohëve të fundit do të shërbejë për furnizimin e konsumatorëve të kësaj ane me energji kualitative dhe tension stabil”, deklaron Hamdi Kerolli – inxhinier në KEDS, që është mbikëqyrës i punimeve këtu.


Kerolli shton se vendosja e trafos në fjalë do të ndikojë në furnizim stabil për rreth 100 ekonomi familjare respektivisht konsumator të kësaj ane.
“Trafoja e re drejtpërdrejt ndikon tek 40 ekonomi familjare të cilat do të kyçen në të e që drejtpërdrejt shkarkojnë ngarkesën tek më se 60 ekonomi të tjera familjare dhe kështu mbulohet e tërë zona me furnizim kualitativ”, shton Kerolli.

Edhe komuniteti i Vitomericës (Arbneshit), ka vërejtur efektet e para të investimeve të KEDS-it. Rrustem Nurkoviq banor i këtushëm dhe Asambleist i kësaj ane në Asamblenë Komunale të Pejës, nga komuniteti boshnjak, thotë se deri në këtë fazë është punuar dhe diçka të njëjtë pret që të vazhdojë.

“Jemi të kënaqur më këtë çfarë është bërë. Shtyllat në rrugë dhe disa investime të tjera janë bërë dhe po bëhen, por ne presim dhe shpresojmë shumë se KEDS nuk do të ndalet me kaq, sepse siç e dini Vitomerica është një rajon i madh si për nga shtrirja ashtu edhe për nga banorët. Ne kemi nevojë për KEDS-in. Ne kemi nevojë për energji stabile dhe ne i besojmë KEDS-it”, shprehet Nurkoviq.

Vitomerica është rajon i banuar me popullatë të përzier ku dominon komuniteti boshnjak bashkë me atë shqiptar si dhe ai egjiptian dhe rom. Vite më parë ky rajon ishte përfolur për tu pavarësuar nga komuna e Pejës.

Deri në vitin 2014, në këtë anë në sistemin energjetik nuk ka pasur asnjë investim të vetëm, thonë banorët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori