LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Francës më 2015 u rrit vetëm 1.1 për qind

Ekonomia e Francës më 2015 u rrit vetëm 1.1 për qind

Franca ka dalë nga tre vite ngecje në 2015-ën, nxitur kryesisht nga çmimet e lira të energjisë dhe normat e ulëta të interesit. Megjithatë rritja nuk ishte e mjaftueshme për të frenuar papunësinë në rritje.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (Insee), ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës u rrit me 1.1 për qind në 2015-ën. Shifrat janë në rritje krahasuar me rritjen e 2014-ës në 0.2 për qind, dhe në linjë me projeksionet. Megjithatë, ekonomistët thonë se rimëkëmbja është e brishtë dhe nuk do të reduktojë normën e madhe të papunësisë, pavarësisht masave të miratuara nga qeveria më herët gjatë këtij viti.

Rritja ekonomike në tremujorin e fundit të 2015-ës u ngadalësua në 0.2 për qind, pasi u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e tretë. Kjo e fundit vjen si pasojë e reduktimit të shpenzimeve pas sulmeve terroriste në Paris gjatë nëntorit, transmeton Telegrafi shkrimine mediave franceze.


Sipas Institutit të Statistikave prodhimi u rrit në tremujorin e katërt, ndërsa konsumi i ekonomive familjare u tkurr me 0.4 për qind. Rritja e 2015-ës ishte me ritmin më të shpejtë që kur presidenti socialist François Holande erdhi në fuqi gjatë 2012-ës.

Megjithatë, duhej 1.5 për qind rritje që të reduktohej norma e papunësisë që qëndron aktualisht në 10.6 për qind të fuqisë aktive punëtore. Numri i të papunëve u rrit me 90.000 gjatë vitit të kaluar, apo 2.6 për qind nga 2014-a, duke shënuar një total prej 3.6 milionë.

Presidenti Hollande, lajmëroi një plan të minutës së fundit gjatë javës së kaluar për të reduktuar papunësinë. Masat përfshijnë krijimin e 500 mijë skemave të trajnimit profesional dhe subvencione shtesë për kompanitë e vogla. Vlen të përmendet se Presidenti ka premtuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje nëse papunësia nuk bie ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori