LAJMI I FUNDIT:

Kosova importon më së shumti nga Serbia

Kosova importon më së shumti nga Serbia

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Tregtisë së Jashtme, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin dhjetor 2015 prej 230.0 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 198.5 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 9.3 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 në muajin dhjetor të vitit të kaluar eksporti i mallrave kishte vlerën prej 23.5 milionë euro me rënie prej -10.8 për qind, ndërsa importi 253.6 milionë euro me rritje prej 12.7 për qind.


Sipas të dhënave të ASK-së, grupet kryesore që kanë përbërë eksportin janë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 45.5 për qind, produktet minerale me 13.8 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 9.4 për qind, plastika, goma dhe artikuj prej tyre me 6.3 për qind, tekstili dhe artikuj prej tij me 5. 5 për qind dhe produktet bimore me 5.2 për qind.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të importuara janë përbërë nga makineritë me 16.0 për qind, pajisjet mekanike dhe elektrike me 15.1 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10.8 për qind, ndërsa produktet minerale me 9.9 për qind, materialet bazë dhe artikujt prej tyre me 7.8 për qind tjera”, njofton ASK-ja transmeton Telegrafi.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-së, të cilat marrin pjesë me 35.4 për qind për eksport dhe 24.6 për qind për import, ndërsa vendet e BE-së marrin pjesë me 20.0 për qind për eksport dhe 43.0 për qind për import.

“Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi me 16.4 për qind, Shqipëri 13.3 për qind, Serbi 10.7 për qind, Maqedoni me 9.1 për qind, Gjermania me 4.4 për qind, Zvicër 4.3 për qind dhe Turqia me 4.3 për qind”.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Serbi a me 12.7 për qind, Turqia 12.0 për qind, Gjermania me 11.9 për qind , Kina me 9.4 për qind , Italia me 9.2 për qind dhe Maqedonia me 5.0 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori