LAJMI I FUNDIT:

KEK-u dhe KESCO-ja kërkojnë shtrenjtim të energjisë për rreth 15 për qind

KEK-u dhe KESCO-ja kërkojnë shtrenjtim të energjisë për rreth 15 për qind

Tarifat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen për rreth 15 për qind nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë ia miraton kërkesat e KEK-ut dhe KESCO-s për të hyrat maksimale për vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo përqindje është kalkuluar në bazë të kërkesës që KESCO-ja e KEK-u kanë bërë për të hyrat për vitin 2016 për të mbuluar kostot e operimit dhe për të kompensuar humbjet nga e kaluara.

Bazuar në aplikacionet e këtyre dy kompanive që janë publikuar në ueb-faqen e ZRrE-së, ato kanë kërkuar të hyra që janë për 19 për qind më të larta se ato të vitit të kaluar. Mirëpo zakonisht përqindja e rritjes së tarifave është më e vogël se përqindja e rritjes së të hyrave.


KEK-u ka kërkuar 29 milionë euro më shumë buxhet sesa që kishte në vitin 2015.

Këto të hyra KEK-u i ka kërkuar për koston e operimit, si dhe për humbjet që ia ka shkaktuar shpërthimi në “Kosovën A”, që kishte ndodhur vitin e kaluar. Ndërsa KESCO-ja po i kërkon 19 milionë euro më shumë sesa në vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori