LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2 mijë fidane do të mbillen në kryeqytetin

Mbi 2 mijë fidane do të mbillen në kryeqytetin

Komuna e Prishtinës ka ndihmuar Ndërmarrjen Publike “Hortikultura” me mekanizëm të ri për mbjelljen e fidanëve dhe luleve në qytetin e Prishtinës me qëllim që të zgjerohen sipërfaqet e gjelbra në kryeqytet.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu sot vizitoi ndërmarrjen “Hortikultura”, për të parë pajisjet e reja me të cilat për 2 vite është furnizuar kjo ndërmarrje me përkrahjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të komunës së Prishtinës.

Ky mekanizëm i ri përfshinë pajisje për kositje, pajisje që ndihmon në mbjelljen e fidanëve, si dhe pajisje të tjera përcjellëse.


Sejdiu tha se plani i komunës është që gjatë këtij viti në tërë Prishtinën të mbillen mbi 2 mijë fidanë dhe mbi 400 mijë lule sezonale. “Planifikimi sivjet është që të mbillen mbi 2000 trupa fidane dhe diku mbi 400 mijë lule sezonale në qytetin e Prishtinës. Ne sot kemi ardhur për vizitë në Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”, për dy arsye, që të shohim këtë mekanizim të ri që ka ardhur dhe mekanizimi i cili është ble nga Drejtori e Shërbimeve Publike, por gjithashtu të shprehim një gatishmëri tonën si komunë që të përkrahim Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”, në avancimin e saj edhe teknologjik edhe në aspektin njerëzor, në mënyrë që Prishtina të ketë më shumë fidanë, më shumë lule dhe më shumë hapësira të tjera të gjelbra”, tha ai.

unnamed

Krijimi i parqeve të reja, sipas Sejdiut janë punët që do të kryhen sivjet nga komuna. Në kuadër të kësaj, ai bëri të ditur se hapësira tek salla e sportit “Një tetori”, do të shndërrohet në park dhe për këtë do të angazhohet Ndërmarrja “Hortikultura”.

Drejtori i Ndërmarrjes “Hortikultura”, Isak Rakovica tregoi se kjo ndërmarrje në vazhdimësi mirëmban rreth 1 milion metra katrorë sipërfaqe të gjelbra. Ai deklaroi se ky mekanizëm i ri është përkrahje e fuqishme për këtë ndërmarrje derisa tregoi se është bërë edhe hapja e disa puseve të reja për ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra.

“Ky mekanizim dhe mekanizimi që planifikojmë të vije në këtë vit do të jetë një mbështetje e fuqishme e kësaj ndërmarrje, meqenëse kjo ndërmarrje është 100 për qind e Komunës së Prishtinës dhe kjo ndërmarrje po ashtu planifikon në bazë të planeve të veta të biznesit, në bazë të planeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike që në këtë vit t’i ketë zgjerimet e sipërfaqeve të reja gjelbëruese, po edhe ato që janë të mirëmbahen më mirë duke marrë për bazë që në vitin e kaluar Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë hapjen e një numri të konsideruar të puseve, ku realisht ka munguar një ujitje cilësore e bimëve, gjegjësisht sipërfaqeve gjelbëruese ku në të kaluarën është punuar“, tha ai.

Sejdiu dhe Rakovica vizituan edhe serat ku kultivohen lulet të cilat pastaj mbillen në tërë qytetin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori