LAJMI I FUNDIT:

Premtohet zgjidhje për punëtorët e “KHT Kosova” dhe Trasing

Premtohet zgjidhje për punëtorët e “KHT Kosova” dhe Trasing

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi me anëtarë tjerë të Bordit dhe menaxhmentin e Agjencisë zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore “KHT Kosova” dhe “Trasing”, të cilët mbajtën një protestë para dyerve të Agjencisë.

Drejtuesit e AKP-së u njoftuan nga përfaqësuesit e punëtorëve me kërkesat e tyre, që ishin shlyerja e pagesës së pagave të papaguara, borxh ky i mbetur në të kaluarën nga ndërmarrja shoqërore.

Bordi dhe menaxhmenti i Agjencisë, pasi që i dëgjuan kërkesat e punëtorëve i sqaruan ata se Bordi me përbërjen e re do ta trajtoj me prioritet këtë çështje të shlyerjes së pagave të papaguara të trashëguara nga e shkuara, ndërkaq i informoi ata se kërkesat e tyre do të trajtohen sipas Ligjit gjatë procesit të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore “KHT Kosova” dhe “Trasing”.


Bordi konfirmoi zotimin se shlyerja e obligimeve ndaj punëtorëve për këtë rast dhe për raste të tjera do të jetë prioritet në agjendën e punës gjatë ushtrimit të mandatit ligjor dhe për këtë është e nevojshme informimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për numrin e ankesave të parashtruara për secilën ndërmarrje në likuidim, ndërkaq punëtorët dhe opinioni i gjerë do të njoftohet me kohë për çdo vendim që do të merr Bordi në lidhje me pagesat e punëtorëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori