KEDS sqaron se punëtorët e vet të apostrofuar në media si të akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë kryer detyrën e vet zyrtare në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloret në fuqi.
Këtë e dëshmon edhe procesverbali i nënshkruar edhe nga konsumatori në fjalë, i cili nuk ka dëshmuar ta ketë asnjë vërejtje të vetme.
KEDS nuk ka pranuar nga Prokuroria në fjale asnjë shkresë për aktakuzën e përmendur nga mediat dhe asnjë inicim tjetër që ka të bëjë me këtë rast.
Punëtorët e apostrofuar nuk e kanë shkelur asnjë ligj, përkundrazi I kanë respektuar ata. Neni 28 i Ligjit për Energjinë I miratuar nga Kuvendi I Kosovës e specifikon qartë se:
1. Personat fizikë dhe juridikë do të lejojnë zyrtarët që ushtrojnë inspektime në përputhshmëri me këtë ligj, mund të hyjnë dhe të kalojnë në pronën e çfarëdo individi për ushtrimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me inspektimin dhe mirëmbajtjen e stabilimenteve të tyre, instalimeve apo sistemeve.
2. Personat fizikë dhe juridikë duhet tu lejojnë qasje përfaqësuesve të autorizuar të ndërmarrjeve për energji qasje në pronën e tyre në të cilën gjenden stabilimentet, aparaturat, rrjetat ose sistemet energjetike në të cilat qasja e tillë është e nevojshme, me qëllim të mirëmbajtjes apo kontrollimit të tyre, prerjes se pemëve apo vegjetacionit tjetër që mund të pengojë veprimin e stabilimenteve, aparaturës, rrjetave ose sistemit.
3. Personat fizikë dhe juridikë duhet tu lejojnë qasje përfaqësuesve të autorizuar të ndërmarrjeve për energji për inspektimin e pajisjeve për matje që gjenden në pronën e tyre, në të cilën qasja e tillë është e nevojshme, dhe nuk mund të ndalojnë përfaqësuesit e ndërmarrjeve për energji të bëjnë shkyçjen e pajisjeve për matje ose aparaturave të tjera në lidhje me sistemin e energjisë,.
Këtë e përforcon edhe rregullorja për Kushtet e Përgjithshme te Furnizimit me Energji e nxjerrë nga ZRRE e cila ne nenin 20 te saj parasheh:
1. Konsumatori është i obliguar që t’iu lejojë qasje në pronën e tij përfaqësuesve të Operatorit të Sistemit/Furnizuesit, për qëllim të leximit, testimit, inspektimit, instalimit, mirëmbajtjes, riparimit të matësve, kyçjeve dhe pajisjeve përkatëse ashtu si paraqitet në Nenet 27, 28 dhe 29 të Ligjit për Energji.
Pra, punëtorët e KEDS-it kanë zbatuar ligjin dhe rregulloret. Ata ishin të pajisur me ID të KEDS-it me autorizim nga kompania për të bërë kontrollin, që i është bashkangjitur këtij sqarimi.
KEDS nuk ka asnjë vërejte për punën e tyre, pra kanë punuar në përputhje të plotë me autorizimet. Një konstatim të tillë nuk e ka bërë as ZRRE që është gardian i zbatimit të ligjit dhe rregulloreve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp