Ka kohë që është heshtur zhurma e madhe, apo polemikat e shumta në opinion, e posaçërisht ato të zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, rreth privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Këtë heshtje, sipas ekspertëve të kësaj fushe, e ka vendosur padia që ka bërë kompania “Axos – capital” në adresë të Qeverisë së Kosovës, për arsye, siç thuhet, të mos zbatimit të kontratës së privatizimit të Post Telekomit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës, ndërkaq, ka përzgjedhur kompaninë “Paton Box” si përfaqësuese ligjore, për ta zgjidhur kontestin në mes të kompanisë AXOS dhe Qeverisë së Kosovës.
Lidhur më këtë proces, pavarësisht insistimit tonë për të marrë një prononcim nga zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, ka qenë e pamundur.
Sidoqoftë, kompania “Axos – capital” ishte shpallur fituese në blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, me një vlerë prej 277 milionë eurosh, kurse fundi i dhjetorit të vitit 2013, ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e kontratës.
Por, privatizimi i kësaj kompanie në atë kohë u shpall i dështuar, për shkak se shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ishin kundër shitjes së 75 për qind të aksioneve të këtij aseti publik.
Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se Posta dhe Telekomi i Kosovës duhet të privatizohet, por së pari nevojitet një organizim në këtë kompani.
Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se në rend të parë duhet të bëhet një ristrukturim dhe konsolidim i kompanisë. Pastaj, siç thotë ai, duhet të shkohet me privatizim, por jo me 75 për qind të aseteve.
“Pas një ristrukturimi dhe konsolidimi besojmë se mund të fillojmë me privatizimin e pjesshëm të Telekomit dhe Valës. Unë mendoj se gradualisht duhet të fillohet deri në 60-65 për qind, por jo më shumë, sepse qeveria dhe publiku duhet të ruajnë pakon e aksioneve që paraqesin një kontroll që posta mos të mund të shitet në organizata që do të ishin të papërshtatshme për sigurinë e vendit. Është shumë me rëndësi t’i rritet vlera, e më pas të privatizohet”, thotë Mustafa.
Edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë se performanca financiare e Postës dhe Telekomit të Kosovës është përkeqësuar. Privatizimi, sipas tij, nuk duhet të ndodhë tani, kur vlera e kësaj kompanie ka rënë në treg.
“Qeveria së pari duhet ta zgjidhë problemin e menaxhimit të Postës, problemin e bordit dhe të zhbllokojë fondet për forcimin e aspekteve konkurruese, dhe pastaj me një fazë më të vonshme, kur posta do të përforcojë performancën dhe përmirësojë funksionimin e saj, eventualisht mund të pritet privatizimi i saj”, tha Sadiku për Radion Evropa e Lirë.
Sidoqoftë, që nga fillimi i procesit të privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, i cili kishte filluar në vitin 2009, edhe një proces tjetër kishte dështuar në vitin 2011.
Qeveria e Kosovës ka shpenzuar miliona euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjik. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp