LAJMI I FUNDIT:

Për udhëtime 332 mijë veta shfrytëzuan aeroplanin, 66 mijë veta shfrytëzuan trenin

Për udhëtime 332 mijë veta shfrytëzuan aeroplanin, 66 mijë veta shfrytëzuan trenin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, dhe Postë Telekomunikimin për tremujorin e katërt TM4 2015.

Në territorin e Kosovës, sipas ASK-së janë gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2015, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 66 mijë, ku krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014 numri i udhëtarëve është ulur për 19.74 për qind”, njofton ASK-ja transmeton Telegrafi.


Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt të vitit 2015 ishte 159 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur ngritje për 9.97 për qind.

“Numri i fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2015 ishte 1 387, ose 0.22 për qind më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2014)”.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 332 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2014) ka rritje për 4.47 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori