LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Eurozonës do të rritet 1.7% në vitin 2016

Ekonomia e Eurozonës do të rritet 1.7% në vitin 2016

Komisioni Europian publikoi raportin e Parashikimit të Ekonomisë të Dimrit 2016, sipas të cilit ekonomia e Europës do të vazhdojë rimëkëmbjen.

Në raport thuhet po ashtu se rritja e ekonomisë së Eurozonës do të përshpejtohet pak në vitin 2016 dhe 2017, por duhet treguar vëmendje në kushtet e ngadalësimit të rritjes së ekonomive të reja, dobësimit të tregut ndërkombëtar, gjendjes së tensionuar në disa zona dhe sfidave të tjera të jashtme që po shtohen.

Raporti parashikon se ekonomia e 19 vendeve të Eurozonës do të rritet sivjet 1.7 për qind, duke e kaluar nivelin 1.6 për qind të vitit 2015, ndërsa në vitin 2017 pritet të arrijë në 1.9 për qind.


Sipas raportit, përveç Greqisë, të gjitha vendet e tjera të Eurozonës do të kenë rritje ekonomike në vitin 2016.

Ekonomia e Greqisë këtë vit pritet të ulet me 0.7 për qind, kurse në vitin 2017 parashikohet të rritet me 2.7 për qind. Rritja e ekonomisë gjermane si sivjet, ashtu edhe vitin e ardhshëm, parashikohet të ketë një rritje 1.8 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori