LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e Franca: Ministri Financash në Eurozonë

Gjermania e Franca: Ministri Financash në Eurozonë

Blloku i monedhës së përbashkët duhet të bëjë përpara me reformat strukturore dhe të përshpejtojë integrimin, përfshirë Ministrinë e Financave të Eurozonës, në mënyrë që të përhapë një rritje më të qëndrueshme, deklarojnë 2 krerët e bankës qendrore të Francës dhe Gjermanisë. Deklaratat janë bërë në një të përditshme gjermane.

Në artikullin e titulluar Europa në udhëkryq, ata nënvizojnë se banka Qendrore Europiane nuk është në gjendje të gjenerojë një rritje të qendrueshme në terma afat-gjatë për të gjithë bllokun me 19 shtete.

“Pavarësisht se politikat monetare kanë bërë shumë deri më tani për ekonominë e rajonit, ato nuk mund të gjenerojnë rritjen afat-gjatë”-shprehen dy krerët e bankave qendrore. Eurozonës i duhet patjetër një program reformash strukturore, një union financiar ambicioz, por edhe një kornizë më e mirë politikash ekonomike-vijon artikulli.


Idea e një ministrie të përbashkët financash për të 19 vendet daton që prej vitit 2011. Kjo ministri do të ketë për qëllim të përforcojë bashkëpunimin mes politikave kombëtare të secilit vend.

“Asimetria aktuale mes shteteve të ndryshme, përbën një kërcënim për stabilitetin e unionit monetar”-nënvizojnë ata, duke shtuar se integrimi i mëtejshëm duket rruga e vetmë për të rikthyer besimin ndaj Eurozonës. Sipas tyre, krijimi i kësaj ministrie duhet të shoqërohet edhe me një këshill të pavarur fiskal si dhe me një trup më të fortë politike për të marrë vendimet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori