LAJMI I FUNDIT:

Larg normalizimit të marrëdhënieve

Larg normalizimit të marrëdhënieve

Vizitat e shumta të përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës në Serbi, nuk kanë rezultuar me një përmasim të marrëdhënie ekonomike ndërmjet dy vendeve. Serbia vazhdon të vendosë barriera tarifore e jotarifore për prodhimet kosovare, përderisa mallrat e Serbisë hyjnë në Kosovë pa asnjë problem.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importet e Serbisë kapin vlerën rreth 320 milionë euro, derisa eksporti i Kosovës është vetëm mbi 30 milionë euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile në vend kanë thënë se pa marrë parasysh bashkëpunimin e mirë ndërmjet odave të Kosovës dhe Serbisë ato nuk mund të zgjidhin barrierat ekonomike derisa nuk kanë një status të barabartë ndërmjet tyre.


Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” ka thënë se në asnjë mënyrë odat nuk mund t’i zgjidhin barrierat, meqenëse ato as që kanë kompetencë ligjorë që ta bëjnë këtë.

Sipas tij, ato vetëm mund të bëjnë presion te qeveritë e tyre që të gjejnë zgjidhje, por në të njëjtën kohë të ndërtojnë një klimë bashkëpunuese dhe korrektësie ndërmjet bizneseve.

“Takimi i bizneseve të Kosovës me ato të Serbisë duhet kuptuar si një përpjekje për normalizimin e raporteve ndërmjet këtyre dy vendeve, e që më së paku varet nga bizneset. Se faktorët e tjerë, kryesisht ata politikë, ndikojnë në relacionet ekonomike duket qartë, nëse analizoni shkëmbimet tregtare gjatë viteve. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori