Komuna e Fushë Kosovës deri në fund të vitit duhet të vazhdoj të paguaj edhe 176 mijë euro qera për shfrytëzimin e objektit ku është vendosur. Derisa të ndërtohet godina e përhershme ku do të vendoset kryetari dhe administrata e këtij institucioni, nga buxheti i shtetit çdo muaj do të paguhen 16 mijë euro qera. Kështu është duke funksionuar që nga viti 2012.
Ngjashëm, pa “shtëpi” të re janë edhe Podujeva, Vushtrria dhe komuna e Obiliqit.
Që të gjitha po presin tu bëjë qare Komisioni Evropian, në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve komunale në këto qendra.
Por, ky institucion ndërkombëtar ka pasur mjaftë telashe në realizimin e projektit për shkak të mosmarrëveshjeve me punëkryesit.
Vetëm objekti i komunës së Drenasit ka arritur të përfundohet në kohë, derisa katër të tjerat janë në pritje për rifillim të punimeve të ndërprera nga kontraktorët.
Zyrtarët e këtyre institucioneve tregojnë se përveç qerasë që është mjaftë e lartë në disa komuna hapësirat ku janë vendosur administrata por edhe stafi tjetër nuk i plotësojnë kushtet për punë.
Ali Topalli zëdhënës i komunës së Fushë Kosovës shpreson që vitin që vjen nuk do të duhet të paguajnë dhjetëra mijëra euro në muaj, pasi objekti i destinuar për ta që po ndërtohet si donacion nga Komisioni Evropian do të jetë gati pas 11 muajsh. “Në dhjetor të vitit të kaluar kemi marr një informate se KE ka arrit një marrëveshje me një kompani për përfundimin e punëve në një afat 12 mujor që do të thotë se në fund të këtij viti pritet që ne të vendosemi në objektin e ri”, ka thënë Topalli për Gazetën Fjala.
Ai tregon se vonesa për ndërtim kanë ndodhur pasi KE ka pasur mosmarrëveshje me punëkryesin, e që është arsyeja pse janë zvarrit punimet deri me tash. “Përndryshe ne që nga fundi i vitit 2012 jemi me qira në objektin ku jemi edhe sot sepse objekti në fjale është i privatizuar”, ka thënë Topalli.
Fushë Kosova, Podujeva, Vushtrri dhe komuna e Obiliqit kanë marrë një premtim nga zyra e Bashkimit Evropian se deri në fund të këtij viti do të jenë të gatshme objektet e tyre.
Nazmi Elezi zëdhënës i Komunës së Podujevës tregoi për Gazetën Fjala se komuna është informuar se pas shpalljes së tenderit, Komisioni Evropian ka përzgjedhur dhe ka nënshkruar kontratën me një kompani nga Shqipëria për vazhdimin e punimeve.
“Sipas informatës që kemi nga Zyra e KE në Prishtinë, kompania fituese e tenderit do të fillojë punimet me krijimin e kushteve të favorshme klimatike (në pranverë) dhe do t’i përfundojë ato deri në fund të këtij viti”, tha Elezi.
Sipas Elezit të gjitha detajet rreth kontratës për vazhdimin e punimeve përgjigje kompetente mund të merrni nga Zyra e Komisionit Evropian si kontraktues dhe investitor kryesor në këtë projekt.
Vushtrria e Obiliqi në pritje të objektit të ri
Bajram Mulaku kryetar i komunës së Vushtrrisë tha për Gazetën Fjala se presin që gjatë këtyre ditëve të rifillojnë punimet që janë ndërprerë. “Ato parashihet të përfundojnë nga fundi i vitit 2016”, tha Mulaku.
Sipas tij, vonesa e ndërtimit të komunës së re është bërë si shkak i ndërrimit të kompanive.
Obiliq Burim Gërguri, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në komunën e Obiliqit tha se kanë pasur disa takimi me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, më të cilit janë marrë vesh që punimet të rifillojnë shumë shpejtë “Nga ta kemi pas premtime që nga fillimi i pranverës sa të krijohen kushtet atmosferike do të rifillojnë ndërtimet për objektin e ri”, tha Gerguri.
Nga ky projekti i zyrës së BE-së në Kosovë, në të cilin fituese ishin pesë komuna vetëm komuna e Drenasit është bërë me objekt të ri.
Sipas Bekim Dobrës nga zyra për informim e kësaj komune që nga fillimi i këtij viti është vënë në shfrytëzim ndërtesën e re. “Objekti ka përfunduar dhe i është bërë pranimi teknik, po ashtu të gjithë punëtorët që nga 5 janari i këtij viti janë transferuar në objektin e ri”, tha Dobra.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ende nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës rreth kësaj teme. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp