LAJMI I FUNDIT:

Rritet inflacioni në Britani

Rritet inflacioni në Britani

Inflacioni në Britaninë e Madhe ka prekur nivelin më të lartë në 12 muajt e fundit gjatë Janarit.

Rritja e çmimeve të konsumit udhëhiqet nga karburantet, ushqimet dhe veshjet. Inflacioni gjatë Janarit fiksohet kështu në 0.3 për qind, ndërkohë që në muajin dhjetor u ngjit deri në 0.2 për qind. Ndërkaq, inflacioni bazë, që përjashton produktet me luhatshmëri të lartë, si energjia dhe ushqimet e papërpunuara u ngadalësua në 1.2 për qind nga 1.4 për qind që ishte gjatë Dhjetorit. Kjo si pasojë e çmimeve të karburanteve.

Pavarësisht progresit të ndjeshëm, inflacioni vazhdon të mbetet ende shumë larg objektivit të Bankës së Anglisë, pranë por më poshtë se 2 për qind. Me çmimet e naftës pranë niveleve rekord minimale, ekspertët shprehen se gjasat për një rritje të normave të interesit janë minimale. Faktori vendimtar për rritjen e normave të interesit është rritja e pagave.


Pavarësisht rënies së papunësisë pranë nivelit më të ulët në një dekadë, rritja e pagave ka humbur ndjeshëm vrullin gjatë muajve të fundit. Të dhënat mbi punësimin në Britani do të publikohen në mesjavë. Menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi çmimet e konsumit, paundi britanik fitoi bindshëm terren, duke u ngjitur me mbi 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Banka e Anglisë së fundmi rishikoi në rënie projeksionet e ifnalcionit për vitin e ardhshëm, në 1.2 për qind, nga 1.5 për qind që ishin më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori