LAJMI I FUNDIT:

Kosova “ua falë” pasuritë uzurpatorëve në Serbi

Kosova “ua falë” pasuritë uzurpatorëve në Serbi

Lista e uzurpatorëve aktual të pronës shoqërore në Kosovë e publikuar nga Agjencia e Privatizimit ka lënë jashtë saj pasuritë e vendit që nuk ndodhen në territorin e vendit.

Në asnjërën nga listat publike nuk janë përmendur shfrytëzuesit e as pronat e ndërmarrjeve shoqërore, të cilat nuk i ka në kontrollë Qeveria e Kosovës në shtetet e rajonit.

Në fakt numri i tyre është më i madh se i uzurpatorëve brenda territorit të Kosovës, bazuar në listat e publikuara nga AKP.


Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në territorin e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të subjekteve ekonomike të Kosovës.

Vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi – 42, 15 në Bosnje e Hercegovinë, 6 në Kroaci, 4 në Maqedoni, ndërsa në Slloveni gjendet një objekt afarist.

Ndërkaq, brenda vendit AKP në listën e fundit ka publikuar se janë gjithsejtë 170 prona të uzurpuara nga 170 persona.
Të regjistruara nga agjencia si pasuri të uzurpuara, në dokumentet që posedon Gazeta Fjala figurojnë “Marketing Export”, “Kosova Sirovina”, “Urata”, “Derma Commerce” si dhe objektet e Jugobanka-s, por tani duket se shteti “ka hequr dorë” nga to.

Këto prona të uzurpuara i fshiu nga lista AKP

Megjithëse në listën fillestare të uzurpuara figuronin 12 pika të ndërmarrjes shoqërore “Marketing Export”, tash ato janë fshirë, raporton Gazeta Fjala.

Ato ndodhen në Podgoricë, Nikshic, Bjelopolje, Stara Pazova, Zajecar, Novi Beograd, Beograd, Bor, Kralevo, Beograd, Aleksinac, Prokuplje.

AKP nuk ka informata se kush janë uzurpatorët, por ato shfrytëzohen paligjshëm që nga viti 1999.
Një ndërmarrje tjetër shoqërore “Kosova Sirovina” në katër pika të saj figuron të jetë e uzurpuar në listën që posedon Gazeta Fjala.
Ato të gjitha gjenden jashtë territorit të Kosovës. Një pikë e saj ndodhet në Niksic të Malit të Zi me okupues punëtorët e njësisë e cila posedon tokë dhe ndërtesë.

Ndërkohë që tri pika tjera ndodhen në Beograd, Kraljevo dhe Kragujevc që të tria mbeten të okupuara nga strukturat paralele.
Nga Strukturat paralele figurojnë të jenë shfrytëzuar tri zyra të Jugobanka-s, në Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok. Këto tri objekte ishin tenderuar në valën e 53 të privatizimit.

Ndërmarrja shoqërore “Urata” ka katër pika të uzurpuara.

Tri prej tyre në Çagllavicë dhe një në Llapjë sello. Si dhe një në Gracanicë nga Nazif Berisha të gjitha që nga viti 2007.
Ndërmarrja “Derma Commerce” në Kamenove të Malit të Zi me uzurpues të pa njohur tokë me sipërfaqe 385 metër në katrorë.
Por shteti asesi nuk i ka harruar pronat e huaja që shfrytëzohen paligjshëm në Kosovë, në mesin e të cilave janë 29 pika të “INA-Trogovina Zagreb”.

Kosova Petroli pronë e Bedri Selmanit figuron si kryesorja më gjithsej 22 të tilla ndërkohë që 5 prej tyre nuk u dihet uzurpatori ndërsa një pikë është e uzurpuar nga Beopetrol dhe një nga Unimik. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori