Edhe pas tetë vjetëve shtet ekonomia kosovare është ende e brishtë dhe gjendet në një fazë të hershme të zhvillimit të saj dhe se problemin më të madh e ka me deficitin e vazhdueshëm tregtar, prodhimin e ulët, papunësinë, ekonominë informale, varësinë nga remitancat, etj.
Ekspertët e ekonomisë po konsiderojnë se për këto situata përgjegjës tjetër nuk ka pos Qeverisë, si kësaj aktuale, por edhe të atyre të mëparshme.
Një ndër indikatorët e zhvillimit ekonomik që është paraqitur me pozitiv gjatë vitit të kaluar, investimet e huaja direket, sipas të dhënave tregojnë se brenda tetë vjetëve Kosovën e kanë harruar investitorët e huaj.
Statistikat tregojnë se me të marrë timonin e shtetit autoritetet vendore investimet e huaja kanë shënuar rënie drastike.
Një vit para se të shpallej pavarësia më 2007, investimet kanë qenë në vlerën prej 440 milionë eurove, në 2008 – 370 milionë euro, 2009 – 295 milionë euro, 2010 – 368 milionë euro, 2011 – 384 milionë euro, 2012 – 229 milionë euro, 2013 – 280 milionë euro, 2014 -151 milionë euro, ndërkaq për vitin 2015 është thënë se investimet kanë qenë në vlerën prej 270 milionë eurove.
Zhvillim ekonomik nuk solli as privatizimi, nga 500 ndërmarrje shoqërore të privatizuara gjatë tërë procesit, vetëm disa nga to janë funksionale.
“Trepça” është larguar nga lista e privatizimit, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të mos jetë i definuar. E, sikur shumë projekte në Kosovë edhe ai për Brezovicën nuk po ecën siç ishte paraparë fillimisht.
Ibrahim Rexhepi, njohës i ekonomisë, ka thënë se investimet një periudhë kanë pasur trend të rritjes, por kryesisht të mbështetura nga sektori publik. “Ndërkaq paraja publike për zhvillim kryesisht u përdor për asfalt, përkatësisht për infrastrukturën rrugore, duke margjinalizuar kërkesat që ishin në sektorë të tjerë si: në arsim, shëndetësi, energjetike, ujë e kanalizim”, ka thënë Rexhepi.
Gjendja e përgjithshme në Kosovë, sipas tij, ka avancuar në krahasim me nivelin e vitit 2008, por nëse bëhet një vështrim më i thellë i këtyre ecurive, Rexhepi thotë se dalin edhe anomali.
“GDP-ja është më e lartë, konsumi është më i madh, ka më shumë të punësuar, ka një nivel më të lartë të prodhimit bujqësor e industrial, ka pasur shumë investime publike e private, si edhe rritjet të të hyrave në buxhet. Kemi edhe një realitet tjetër, varfëria dhe problemet sociale janë gjithnjë e më të theksuara. Kjo duket anomali, por qëndron fakti se nga rritjet e këtilla nuk ka pasur përfitime të përgjithshme, por ka qenë një situatë e prej së cilës ka përfituar një shtresë e ulët e shoqërisë, të lidhur me struktura të pushtetit apo edhe me klane mafioze”, ka thënë Rexhepi. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp