LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Policisë flasin për pronat e uzurpuara

Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Policisë flasin për pronat e uzurpuara

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agron Galani, pritën sot në një takim pune një delegacion nga Policia e Kosovës, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni, ku u diskutua lidhur me nisjen e hetimeve ndaj personave, të cilët kanë marrë prona shoqërore pa autorizimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në këtë takim u theksua se kushdo që pa autorizim, apo në mënyrë të kundërligjshme, ka hyrë në objektet, të cilat janë në pronësi të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, apo të atyre që kanë lidhur kontratë me AKP-në dhe nuk largohen nga ato objekte sipas kërkesës së personave të autorizuar, ndaj tyre të fillohet procedura penale.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, duke i koordinuar aktivitetet e tyre me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të hetimeve të këtyre rasteve, në mënyrë sa më efikase. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori