LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa në Samitin e Investimeve në Londër

Kryeministri Mustafa në Samitin e Investimeve në Londër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimin (BERZH) në Londër.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për rajonin do të shpalosen mundësitë e investimeve dhe do të diskutohet për potencialet e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samit të pranishëm janë kryeministrat e vendeve të rajonit, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeministrin e Shqipërisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.


Kryeministrit Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, pasi është pritur me ceremoni zyrtare në samit, u takua fillimisht me drejtorin e BERZH-it për Danimarkën, Irlandën, Lituaninë dhe Kosovën, Ove Jensen.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, u nënshkrua në librin e mysafirëve të nderit dhe së bashku me homologët nga rajoni mori pjesë në takimin me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar, Philip Hammond.

Gjatë samitit, kryeministri Isa Mustafa do të marrë pjesë në punimet qendrore të Samitit si dhe do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe personalitete të tjera të rëndësishme prezentë në këtë ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori