Autoritetet kompetente në Kosovë, në forma të ndryshme po mundohen të përmirësojnë ambientin për investime nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i themeluar në vitin 2014 nga Ministria e Diasporës në qeverinë e Kosovës, ka sjellur investime dhe ka nxitur hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, thonë zyrtarë të kësaj ministrie.
Flaka Braha, këshilltare politike në Ministrinë e Diasporës, tregon se nga ky Rrjet, në gjithë botën janë krijuar 22 rrjete me rreth 3000 biznese. “Qëllimi i krijimit të këtyre rrjeteve është bashkëpunimi ndërmjet diasporës në gjithë botën, por gjithashtu edhe krijimi i mundësive për të tërhequr investime në Kosovë. Sepse, kur forcohen bizneset e diasporës shqiptare, ato pastaj fuqishëm mund të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, tha Braha.
Ajo tregon se që nga funksionimi i këtij rrjeti disa kompani nga shtete të Evropës dhe pjesë të ndryshme të botës, kapitalin e tyre në Kosovë e kanë shfrytëzuar përmes sektorëve të ndryshëm; janë krijuar rreth 2000 vende pune, duke përfshirë këtu Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, pasi ky rrjet përfshinë këto shtete.
Investimi i fundit që po zhvillohet në Kosovë nga bizneset e vendit në bashkëpunim me qytetarët që jetojnë në Gjermani, është ndërtimi i një hidrocentrali për prodhimin e energjisë elektrike “ Albaniku III” në Shalë të Bajgorës në Komunën e Mitrovicës.
Bekim Shyti, përfaqësues i kompanisë “Hydroline” për Radion Evropa e Lirë, tregon se ka përfunduar periudha e parë e projektit, në një vlerë prej mbi shtatë milionë euro. Në këtë projekt aktualisht janë të punësuar mbi 20 qytetarë, kurse në fazat tjera numri do të rritet në 80-të.
“Ne fazën e parë e kemi përfunduar më 3 janar 2016, me 4.3 megavat energji elektrike, i cili tashmë është në funksion dhe ka kushtuar 7.6 milionë euro. Ekzistojnë edhe katër faza tjera”, tha Shyti.
Të hënën edhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministria e Diasporës kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në zbatimin e projektit Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik.
Marrëveshja, që kap vlerën prej 75 mijë eurosh do të kontribuojë në realizimin e fushatës informuese dhe sensibilizuese për promovimin e Regjistrimit të Diasporës që do të zbatohet gjatë vitit 2016.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, vlerësojnë përpjekjet e Ministrisë së Diasporës për tërheqjen e investimeve nga diaspora, por që sipas tyre, nuk mjafton vetëm angazhimi i një dikasteri.
Arbresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, pohon se burokracia, korrupsioni dhe mos-sundimi i ligjit, mbesin probleme që pengojnë investimet nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
“Mirëpo, përkundër përpjekjeve, punës apo iniciativave të ndërmarra nga Ministria e Diasporës, ne e dimë se përveç investitorëve nga diaspora më probleme madhore përballen investitorët vendor edhe ata të huaj”.
“Ndër to si probleme kryesore vazhdojnë të mbesin mos sundimi i ligjit, korrupsioni, burokracia dhe mosefikasiteti i administratës apo vonesat që shkaktohen në realizimin e investimeve apo aktiviteteve të tyre”, tha Loxha për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, përveç Ministrisë se Diasporës, tashmë edhe Ministria e Financave ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të përfshijë në letrat me vlerë të qeverisë, edhe diasporën.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se po finalizohet projekti i ri prej rreth 20 milionë eurosh, të letrave me vlerë për diasporë, që ka një potencial të madh financiar.
Qeveria e Kosovës në programin qeverisës ka paraparë që të angazhohet maksimalisht për të shndërruar potencialin ekonomik të diasporës në një mundësi të jashtëzakonshme që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp