Komuna e Prishtinës njofton të gjithë opinionin publik, ashtu siç ka deklaruar edhe Kryetari Ahmeti në emisionin “Jeta në Kosovë”, se negociatat me BERZH-in kanë përfunduar në fund të gushtit. Në ato negociata dyditore, Ministria e Financave, Komuna e Prishtinës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, janë dakorduar dhe kanë nënshkruar kushtet e kredisë.
Duke u bazuar në dakordimin me Ministrinë e Financave, BERZH-i ka dërguar kredinë në aprovim në bord më 3 shtator 2015. Po mos të kishte dakordimin e Ministrisë së Financave nuk do ta dërgonin, sepse ky ishte parakusht. Që nga gushti i vitit 2015, Ministria nuk ka dërguar as edhe një letër, dhe po ashtu nuk ka kërkuar asnjë sqarim nga Komuna. Kemi dëshmi të emaileve të panumërta nga BERZH-i, duke pyetur se çka po ndodhë.
Kur para dy jave në vizitë erdhi një delegacion i lartë i BERZH-it, sa për tu arsyetuar Ministria e Financave ka ftuar Kryetarin e Komunës në takim, ku për çudi ka kërkuar autorizimin, për të cilin ata e kanë ditur se ka ekzistuar qysh në fillim.
Për më shumë kanë kërkuar zë të veçantë buxhetor për këstet e kredisë në buxhetin e vitit 2016, edhe pse e dinë që kredia ka periudhë grejs (mospagesë) prej dy viteve, prandaj nuk ka nevojë për asnjë vijë buxhetore shtesë, së paku jo deri në vitin 2018. Po ashtu, është kundër çfarëdo praktike të kredimarrjes ndërkombëtare që pasi të paguhet garancioni (të cilin Komuna po ia paguan Qeverisë), të bëhet edhe një zë buxhetor shtesë garantues. Në qoftë se ky është rasti atëherë, pse BERZH-i i bën analizat e kompanisë, dhe pse kërkohet garancioni i sovranitetit?! Për këtë mund të drejtoheni edhe te secili institucion ndërkombëtar dhe do ta kuptoni.
Kërkesa për tarifat është e negociuar me BERZH-in dhe është parakusht për kredinë. Këtë negocimi e ka nënshkruar edhe Ministria e Financave. Prandaj kjo kërkesë shtesë është njëjtë për të arsyetuar mosveprimin e Qeverisë që 5 muaj, për ta bllokuar projektin e autobusëve.
Letrën të cilën e ka dërguar Ministri Hoti e ka bërë disa ditë para se të udhëtojë me Kryeministrin Mustafa në Londër në takimet e BERZH-it, sepse e dinë që atje do të pyeten nga vetë BERZH-i. Përgjigjen në letër e kanë marrë të nesërmen e ditës në të cilën e kanë dërguar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp