Finalizimi i rrjetit hekurudhor dhe rrugor që lidh Kosovën me shtetet e rajonit, por edhe realizimi i tyre brenda territorit të Kosovës, janë projektet kryesore që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Këto projekte janë paraqitur në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor që është zhvilluar të hënën në Londër.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili ka marr pjesë në këtë takim, për Radion Evropa e Lirë, tregon projektet konkrete për të cilat është kërkuar përkrahje financiare, nga përfaqësues të BERZH-it.
“Janë projekte kryesisht të hekurudhave dhe rrugëve. Një projekt të hekurudhave tashmë e kemi finalizuar me BERZH-in, është hekurudha nga kufiri më Maqedoninë deri në veri në kufi me Serbinë”.
“Kjo marrëveshje është e nënshkruar, por pritet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Pastaj kemi diskutuar edhe për segmentet tjera të hekurudhave brenda Kosovës siç është segmenti Prishtinë- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Fushë Kosovë – Merdarë dhe segmenti Klinë – Prizren . Me këto segmente funksionalizohet plotësisht rrjeti i hekurudhave brenda”, tha Hoti.
Hoti ka shtuar se është kërkuar mbështetje financiare edhe për një numër të projekteve të infrastrukturës që lidhin qytetet e Kosovës.
Ndryshe, autoritetet qeveritare në Kosovë tashmë kanë konfirmuar gatishmërinë për realizimin e projekteve të linjave hekurudhore dhe rrugore me vendet e rajonit, siç është linja hekurudhore Durrës – Prishtinë – Nish dhe ajo rrugore Prishtinë – Merdarë – Nish, projekt ky që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
Edhe Bashkimi Evropian, në mars të vitit të kaluar, pas një konference ndërministrore të gjashtë vendeve Ballkanike, që është mbajtur në Prishtinë, ka premtuar se është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.
Integrimi rajonal përmes korridoreve rrugore dhe hekurudhore, për veç se do të lehtësojë në fushën e investimeve,sipas ekspertëve të ekonomisë, do përcjell edhe mesazh politik dhe stabilitet në rajon.
Gazmend Qorraj, ligjërues i lëndës Ekonomia e Kosovës në Bashkimin Evropian, në Fakultetin Ekonomik, thotë se projektet e përbashkëta rajonale, fuqizojnë marrëdhëniet dhe ekonominë e rajonit.
“Në Evropën Juglindore ose në Ballkanin Perëndimor, komuniteti ndërkombëtar e ka edhe qëllimin politik. Përmes projekteve ekonomike të joshin vendet që të bashkëpunojnë edhe në mënyrë politike, sepse dihet se shumë vështirë do të bashkëpunonin, supozojmë Kosova më Serbinë, nëse nuk ka ndonjë përfitim ekonomik. Edhe më këto përfitime njerëzit, firmat, shtetet, por edhe qeveritë joshen më shumë” thotë Qorraj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas profesorit Qorraj, është një tendencë e komunitetit ndërkombëtar që indirekt përmes projekteve ekonomike të promovojnë bashkëpunimin në rajon.
“Pavarësisht që kanë kaluar shumë vite, Ballkani perëndimor ende ka probleme politike. Këto vende duhet të shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë këtë tendencë tëkomunitetit ndërkombëtar që të përfitojnë më të vërtet nga këto projekte”, thotë ai.
Ndryshe, edhe vitin e kaluar është mbajtur Samiti i Vjenës, i cili ka pasur për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp