Qeveria e Kosovës, përveç problemeve me konzorciumin francezë që nuk i ka paratë për të investuar në Brezovicë, mund të përballet edhe me një problem tjetër. Kompania serbe “Inex”, që menaxhon restortin aktual turistik e ka paralajmëruar Qeverinë se do të ngris padi në Arbitrazh ndërkombëtarë.
Kompania “Inex”, që menaxhon Brezovicën, pjesën e vjetër të qendrës së skijimit dhe hotelet, ka dërguar njoftimin në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për mundësinë e ngritjes së padisë në Arbitrazh ndërkombëtar.
“Inex”, pretendon se Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat e koncesionit pa pyetur banorët lokal të zonës.
Ministria e Tregtisë ka konfirmuar paralajmërimin e kompanisë që e menaxhon aktualisht Brezovicën pasi që konzorciumi francezë që ka fituar tenderin ende nuk ka filluar të investojë. “MTI ka pranuar një njoftim nga kompania “Inex” ku thuhet se ata do të fillojnë procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar sa i përket projektit të Brezovicës”, ka thënë për Insajderin, Vjollca Dibra-Ibrahimi, këshilltare politike në ministrinë për Tregti e Industri.
Ajo ka shtuar se MTI-ja, ka përgatitur draft-përgjigjen dhe ka kërkuar ndihmë nga Avokati i Shtetit që të jap përgjigjen përfundimtare. Përgjigja e përpiluar nga Avokati i Shtetit, sipas zyrtares së MTI-së, i është përcjellë drejtuesve të kompanisë “Inex”. “Pretendimet e kompanisë “Inex” janë më shumë pretendime të natyrës politike sesa juridike për shkak se Komiteti për Privatizimin e Brezovicës i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore për dhënien me koncesion të Brezovicës duke përfshirë edhe konsultimet me banorët lokal të zonës. Për më tepër, kryetari i Komunës së Shtërpcës është anëtar i Komitetit për Dhënien me Koncesion të Brezovices”, ka thënë Dibra-Ibrahimi.
Ka shtuar se menaxhuesit e Brezovicës pretendojnë se eksproprijimi i tokës është bërë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm.
“Mirëpo argumentet e tyre nuk qëndrojnë për shkak se për eksproprijimin e tokës për projektin e Brezovicës janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore që parashihen me Ligjin e Eksproprijimit në Kosovë. Kompania “Inex” nuk ka kërkuar ndonjë shumë të hollash, por e ka kontestuar procesin e dhënies me koncesion të Brezovicës, kontestim i cili është më shumë i natyrës politike sesa juridike”, ka pohuar Dibra-Ibrahimi.
Insajderi ka kërkuar një koment nga kompania “Inex”, lidhur me njoftimin e tyre. Nuk ka marrë ende përgjigje. Kjo kompani serbe menaxhon aktualisht Brezovicën, përkatësisht qendrën e vjetër të skijimit dhe hotelet.
Ndërkohë Avokatura Shtetërore që operon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në një përgjigje dhënë Insajderit, ka deklaruar se kompania “Inex” , nuk ka bazë për të dërguar lëndën në Arbitrazh ndërkombëtarë.
Heset Mazrekaj, avokat i shtetit, nëpërmjet Zyrës për Media të Ministrisë së Drejtësisë, tha se procesi i koncesionimit të Brezovicës është bërë bazuar në ligjet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë Ligjin për Ndërmarrje Publike, Ligjin për Investime të Huaja, Ligjin për Prokurimin Publik si dhe Ligjin për Procedurat e Dhënies me Koncesion.
Qeveria e Kosovës më 25nëntor të vitit 2014 shpalli fituesin e tenderit të emërtuar “Propozimi për Zhvillimin, Financimin dhe Operimin e Qendrës Turistike në Brezovicë”.
Fitues doli konzorciumi i përbërë nga kompanitë : “Compagnie des Alpes”, “SA”, “PGI Managmanet” dhe “Outdoor Kosovo”.
Ky konzorcium ka marrë të drejtën që të shfrytëzojë këtë resurs natyror për 99 vjet. Shuma që do të paguajë ky konzorciumin për shfrytëzimin e 3 mijë e 364 hektarëve tokë është në vlerë prej 9.9 milionë euro.
Konzorciumi do të investojë në tri faza. Në fazën e parë do të investohen 164 milionë e 287 mijë euro. Investimi në fazën e dytë do të jetë në vlerë prej mbi 152 milionë eurosh.
Ndërsa në fazën e tretë do të investohen 92 milionë e 681 mijë euro. Projektin nuk e kishte kundërshtuar asnjëherë komuna e Shtërpcës, në territorin e së cilës shtrihet Brezovica.
Bratislav Nikoliq, kryetari i Shtërpcës, pati deklaruar për media se autoritetet komunale, komuniteti serb i zonës dhe Beogradi nuk janë pengesë e projektit të koncesionimit të Brezovicës nga Qeveria e Kosovës.
Mirëpo kundër ishte deklaruar Lista Serbe.
Ish-kryetari i saj, Aleksandër Jabllanoviq, ishte ankuar edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit. I kishte shkruar këtij organi se Qeveria e Kosovës ishte treguar shpërfillëse ndaj komunitetit serb që jeton në Brezovicë.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), kishte refuzuar ankesën e Jabllanoviq me arsyetimin se në këtë organ duhet të ankohen vetëm firmat që konkurrojnë në tenderë, por jo edhe palët tjera. /Insajderi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp